Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria për raportet e DASh dhe Freedom House: I kemi trashëguar problemet nga qeveritë e kaluara

27/04/2024 - 23:19
në Lajme
A A
Qeveria për raportet e DASh dhe Freedom House: I kemi trashëguar problemet nga qeveritë e kaluara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
NACIONALE

NACIONALE

 
  • POLITIKË
  • VIDEO
  • SPORT
  • PODCAST
  • KULTURË
  • OPINION
  • GLOBALE
  • SOCIALE
  • DREJTËSI
  1. NACIONALE
  2. POLITIKË

Qeveria për raportet e DASh dhe Freedom House: I kemi trashëguar problemet nga qeveritë e kaluara

11 ORË MË PARË

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë një reagim të gjatë pas dy raporteve, njëri i Departamentit Amerikan e tjetri i Freedom House ku Qeveria kritikohej ashpër.

Siç jemi mësuar t’i shohim këto reagime tashmë, Qeveria po deklarohet se të njëjtat vënë në pah problemin që është i trashërguar.

Tutje, Kryeziu përmend termet e përdorura në raportet e kaluara si “korrupsion endemik” dhe “korrupsion i përhapur”, por jo atë të vitit 2023, ku thuhet “korrupsion serioz qeveritar”.

“Për shembull në raportet e DASh-it në vitet e mëparshme, për përshkrimin e korrupsionit në qeveri përdoreshin shprehje si “korrupsion endemik” (këtë e gjeni në raportet për vitet 2016, 2017 e 2018) dhe “korrupsion i përhapur” (në raportin e vitit 2014), që tregojnë një shkallë të lartë të korrupsionit qeveritar. Shprehje si këto nuk i gjeni në raportin e këtij viti dhe atij të kaluar. Madje në raportin e fundit theksohet se qeveria ka ndërmarrë hapa të besueshëm për të hetuar e ndëshkuar zyrtarë që mund të kenë kryer abuzime apo keqpërdorime. Ju rikujtojmë që gjatë qeverisë sonë qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme.” – ka shkruar ai.

Të njëjtat raporte, sipas tij, flasin për sistem të drejtësisë që është i korruptuar:

“Hapi i radhës për luftim efektiv të korrupsionit është krijimi i një sistemi të drejtësisë që siguron ndëshkueshmëri ndaj veprave korruptive. Kjo arrihet përmes vettingut në drejtësi. Që është angazhim i yni. Të njëjtat raporte, pra të DASh-it dhe të Freedom House flasin pikërisht për sistemin jo efikas të drejtësisë dhe të korruptuar si pjesë e problemit. Luftimi i korrupsionit, sidomos në institucione, duhet të jetë synim i përbashkët. Po, qeveria duhet të luaj një rol udhëheqës dhe shembullor, por janë institucionet tjera, ato të hetimit dhe të drejtësisë të cilat e bëjnë përfundimisht të mundur luftën e suksesshme ndaj korrupsionit”.

Kurti megjithatë, ndryshe prej zëdhënësit e tij, ka pranuar se ka kritika edhe për Qeverinë që ai e drejton.

Në një intervistë për “DW”, njëra nga pyetjet që iu bë atij, ishte edhe kjo:

“Ju thatë se Kosova është një nga vendet ku të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë më të përparuarat në rajon. Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan tö Shtetit, megjithatë, flitet për probleme serioze të pavarësisë së institucioneve juridike dhe intimidim të medias. Si e komentoni raportin?”.

Kurti thotë se po të citoheshin raporte të disa organizatave të tjera, “do të lavdërohej Kosova”.

“Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova.”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë