Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria po e shqyrton Asociacionin, Escobar e Lajçak i kërkojnë përgjigje Kurtit: Cilin model do ta aplikosh?

16/03/2023 - 16:11
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria po e shqyrton Asociacionin, Escobar e Lajçak i kërkojnë përgjigje Kurtit: Cilin model do ta aplikosh?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës po i shqyrton modelet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të ofruara nga europianët. BE-ja dhe SHBA-ja s’kanë dyshim se ai do të bëhet. Emisari europian, Miroslav Lajçak ka thënë se Asociacioni “do të krijohet”, ndërsa edhe i dërguari i amerikanëve, Gabriel Escobar tha sot se “do të bëhet realitet” dhe se “pyetja e vetme është se sa shpejt do të ndodhë dhe cili model do të aplikohet”. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha të mërkurën në T7 se një ekip i kryeministrit Albin Kurti po punon mbi modelet e ofruara dhe se të shtunën në Ohër do të diskutohet “vetëm për modelet e implementimit”.

Gazeta Express

Qeveria e Kosovës po i shqyrton modelet e ofruara nga Brukseli për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo pikë parashihet të jetë çështja më kontestuese në takimin e së shtunës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është kundër zbatimit të marrëveshjeve të mëhershme dhe vlerëson se Qeveria nuk duhet të ketë frikë nga Asociacioni. Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri tha të mërkurën në “DPT te Fidani” në T7 se “është një interesim në Prishtinë për ta ndërruar emërimin”, por “jo formën” e Asociacionit. Ai tha se Ekzekutivi në fakt po punon mbi këto propozime.

“Në Ohër do të diskutojnë vetëm për modalitetet e implementimit të Asociacionit, cili lloj i Asociacionit…. Sepse 15 modele kryeministri është duke i lexuar, duke lexuar edhe teori të negociatave, siç ka thënë vetë dhe duke mos bërë gjumë duke u përgatitur”, tha Haziri.

“Dhe ne e dimë që një ekip i tij, i kabinetit të tij dhe i Qeverisë është duke punuar mbi këto modalitete”, tha ai.

Haziri tha se modelet e ofruara nga emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak i kanë pasur në të kaluarën në tavolinë.

“…I kemi shqyrtuar dhe i dimë saktë”, tha i ngarkuari i LDK-së për dialogun, i cili ka përvojë në negociata.

Lajçak së fundmi ishte në Prishtinë dhe Beograd për t’u takuar me dy liderët para se t’ua hedh atyre në tavolinë të shtunën në Ohër planin e zbatimit të marrëveshjes, për të cilën konsiderojnë se kanë marrë pajtimin e palëve në takimin e fundit më 27 shkurt.

Diplomati europian duket se është ndarë i kënaqur nga takimi me Kurtin, të cilit paraprakisht ia ka dhënë 16 modele europiane për të drejtat e pakicave, ku ai mund të shohë se çfarë kompetenca mund t’i jepen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se nuk duhet të ketë frikë. Askush nuk ka interes ta dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë, dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës, sipas standardeve evropiane”, ka thënë Lajçak më 3 mars.

Kurti tha të hënën se nga këto modele “mund të marrim elemente” dhe se “ato po trajtohen” nga këshilltarët e tij dhe nga disa prej ministrave për të parë se “çka është më e favorshme”.

“Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka me të cilat ne nuk bëjmë asnjëherë askund kompromis”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

BE dhe SHBA: Asociacioni do të bëhet

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtuar përpjekjet për t’i bindur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që të nënshkruajnë.

Emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar e kanë vënë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në qendër të kërkesave të tyre para takimit, duke iu kërkuar të dyja palëve që të tregohen konstruktivë për ta gjetur një kompromis.

Pas takimeve me Kurtin në Prishtinë dhe Vuçiqin në Beograd, Lajçak tha për televizionin publik serb se Asociacioni do të krijohet.

“Autoriteti më i lartë i BE-së thotë se duhet të krijohet Asociacioni. SHBA thotë që Asociacioni duhet të krijohet. Pra duhet të krijohet Asociacioni dhe do të krijohet”, ka thënë Lajçak.

Ai tha se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje dhe nuk ka normalizim”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për modelet e Asociacionit, Lajçak tha se ajo që u nënshkrua në vitin 2013 dhe 2015 nuk u zbatua, por ka theksuar se “këtë herë duhet të ndodhë”. Ajo marrëveshje e nënshkruar 10 vjet më parë, nuk është braktisur, ka thënë Lajçak.

Paraprakisht, këtë kërkesë e kishte bërë të qartë i dërguari i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, i cili e ka pasuar kolegun e tij europian në një tour në Prishtinë dhe Beograd para takimit të rëndësishëm në fundjavë.

Pas takimit me opozitën pro-europiane në Beograd, Escobar tha të enjten para gazetarëve në Beograd se Asociacioni “do të bëhet realitet”.

Çdo gjë për të cilën tashmë është rënë dakord nuk do të diskutohet më tej, tha Escobar, duke përmendur Asociacionin.

“Në Ohër, ne dëshirojmë të shohim pranimin se Asociacioni është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kur e flas si kërkesë, nuk dua të provokoj një konfrontim apo ta vë si sfidë. Fakti është se Asociacioni është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, është pjesë e konkluzioneve të Këshillit Europian, është pjesë e politikës së SHBA-së. Do të bëhet realitet, pyetja e vetme është se sa shpejt do të ndodhë dhe cili model do të aplikohet”, tha diplomati amerikan.

Amerikanët këtë vit i kanë shtuar përpjekjet më këtë drejtim dhe ndonëse Kosova ka rezistuar deri tash, SHBA-ja pret që diskutimet për këtë çështje të nisin menjëherë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë në fund të shkurtit organizoi një diskutim për këtë çështje dhe më pas ambasadori Jeffrey Hovenier i mblodhi disa përfaqësues politikë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në rezidencën e tij për të diskutuar më tej rreth kësaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë