Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria: Presim së shpejti hapa konkretë për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

20/11/2024 - 17:12
në Lajme
A A
“Qeveria e Kosovës refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës pret hapa konkretë për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE me emërimet e reja në institucionet e Bashkimit Evropian si dhe me presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Bislimi, Klisman Kadiu tha për RTV21 se Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojë me të pranuar pyetësorin e plotësuar sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

“Aplikimi ynë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetorin e vitit 2022, erdhi pasi vendi ynë pranoi edhe raportin më të mirë asokohe për vendin vetëm një muaj më herët, në nëntor 2022, i cili dëshmonte nivelin e progresit dhe zhvillimit të Kosovës, dhe masën e përgatitjes institucionale për të avancuar tutje në procesin e integrimit evropian, i cili për shumë vite kishte mbetur për Kosovën pa një hov të ri dhe deçiziv në rrugën përpara. Aplikimi ynë për anëtarësim në BE, bashkë me nivelin e lartë të zbatueshmërisë së reformave si kurrë më parë, dëshmuar në përqindjen e zbatueshmërisë së agjendës së reformave ERA II me 72% dhe ato në sajë të Programit Kombëtar për Integrim Evropian me 66%, apo edhe arritjen më së fundmi të liberalizimit të vizave pas shumë vitesh pritjesh, treguan se vendi ynë është i gatshëm për hapa të mëtejmë përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe përafrimit me standardet e BE-së“.

”Kosova është gati për këtë, dhe qëndron me vullnet e gatishmëri të lartë të dëshmojë nivelin institucional të përgatitjes kurdo që Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ia hapë këtë rrugë Republikës së Kosovës. Këtë, e dëshmuam edhe përmes Planit të Rritjes dhe punës masive të zhvilluar në këtë proces, ku dhe u përgëzuam nga Bashkimi Evropian për nivelin e përgatitjes. Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë për avancimin në proces. Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari”, tha për RTV21 Klisman Kadiu.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

JU REKOMANDOJMË

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit
20/10/2026 - 19:31

Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë. Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu...

Më shumëDetails

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës
20/10/2026 - 19:30

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të...

Më shumëDetails

“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome

“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome
20/10/2026 - 19:09

“Paqja” mes protestuesve dhe policisë nuk ka zgjatur shumë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë...

Më shumëDetails

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë
20/10/2026 - 18:53

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 20 tetor 2026 ngriti aktakuzë ndaj të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari,...

Më shumëDetails

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës
20/10/2026 - 18:30

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njofton hapjen e konkurseve për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit,...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten

Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten
20/10/2026 - 18:21

Në një kohë kur protestat vijojnë në vend, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare ditën e enjte, më 22 tetor, në orën 10:00. Kujtojmë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë