Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria shkon në Veri, diskuton me serbët lokalë për çështjen e shpronësimeve

15/02/2023 - 17:32
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria shkon në Veri, diskuton me serbët lokalë për çështjen e shpronësimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 15 shkurt, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës mbajtën një dëgjim publik për shpronësimin e tokës në fshatrat Dren, Zasellë dhe Leshak në Leposaviq, komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Ky diskutim – ku morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe misioneve ndërkombëtare – vjen pasi një grup i serbëve lokalë nisën një protestë në fillim të shkurtit duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për shpronësim, duke argumentuar se është ” ilegale”.

Shefi i departamentit për shpronësime në Qeverinë e Kosovës, Afrim Murati, ka njoftuar të pranishmit për ligjin dhe ka deklaruar se është i gatshëm të dëgjojë kundërshtimet e tyre.

Megjithatë, banorët lokalë filluan një polemikë për, siç thanë, shkelje të procedurave ligjore nga Qeveria e Kosovës, dhe njëri nga avokatët e tyre, Nebojsha Vlajiq, tha se i gjithë procesi është jotransparent.

Sipas tij, vendasit nuk mund të vendosin për rëndësinë publike nëse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në lokacionin që është objekt i shpronësimit.

Ankesë të ngjashme ka pasur edhe Dragisha Krstoviq nga fshati Dren, duke pretenduar se popullata vendase nuk ishte fare e informuar për shpronësimin e pronës së tyre.

Murati gjatë diskutimit tha se do t’i përcjellë vërejtjet e tyre dhe se do të njoftohen për hapat e mëtejshëm.

Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar për se ka filluar puna për ndërtimin e stacionit policor kufitar në fshatin Dren, “me qëllim të sigurimit të qytetarëve, menaxhimit të kufirit dhe parandalimit të kontrabandës në atë rajon”.

Policia e Kosovës pretendon se rrugët alternative ilegale në veri të Kosovës, që të çojnë në Serbi, përdoren për kontrabandë mallrash. Më herët ka pasur disa aksione në të cilat janë sekuestruar mallra, por ato nuk kanë kaluar pa incidente.

Më 16 janar, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, e shpalli një tokë në territorin e Komunës së Leposaviqit “pronë të paluajtshme me interes të veçantë publik”, e cila, siç tha, është e nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Në atë vendim të Qeverisë thuhej se bëhet fjalë për zonat kadastrale, Dren dhe Leshak, Komuna e Leposaviqit, por nuk është saktësuar se sa është sipërfaqja e tokës që do të shpronësohet.

Pronarët e parcelave, të cilat janë objekt i shpronësimit, kanë paraqitur edhe padi në gjykatat kompetente në Prishtinë për të parandaluar atë që ata e konsiderojnë si një proces të kundërligjshëm. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë