Avokati i Popullit ka dalë me opinion rreth procesit të shpronësimit në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok, zhvillim ky që ishte përcjellur me kritika edhe nga shtetet e QUINT-it.
Siç thuhet nga ky institucion, është vërejtur që vendimet e nxjerra para dhe gjatë procesit të shpronësimit, nuk kanë pasur qartësinë e duhur sa i përket “qëllimit legjitim për të cilin është bërë shpronësimi dhe kjo ka bërë që mos të përmbushet në mënyrë të plotë kushti ligjor për bërjen të ditur të qëllimit të ligjshëm publik.
“Avokati i Popullit ka vënë në dukje obligimin pozitiv të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në drejtim të qartësimit të qëllimit legjitim dhe interesit publik, në mënyrë që ndërhyrja në pronat e pronarëve, për qëllimet e shpronësimit të jenë të qarta, të dukshme dhe të lejueshme.” – thuhet tutje.











