
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar pas protestës që kanë mbajtur sot policët para Qeverisë.
Deputeti Quni thotë se policët nuk po kërkojnë lluks, por kushtet elementare. Ai thotë se fakti që njësitë elitare protestuan para Qeverisë, tregon mjaft shumë, pasi që ata janë në të drejtën e tyre për minimumin e nevojave të tyre.
“Fakti që njësitë elitare protestuan para Qeverisë, tregon mjaft. Ata janë në të drejtën e tyre për minimumin e nevojave. Nuk po kërkojnë luks por kushtet elementare”, tha ai.
Deputeti Quni thotë se kërkesat e tyre nuk janë të natyrës personale, por janë që policia të jetë me kapacitete të plota për të përmbushur çdo detyrë të paraparë me ligj.
“Kërkesat e tyre nuk janë të natyrës personale por që policia të jetë operacionale dhe me kapacitete të plota për të përmbushur çdo detyrë të paraparë me ligj”, përfundoi Quni për Gazeta Blic.












