Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Quni për audio-incizimet e Kusari-Lilës: Rast për studim se deri ku ka arritur amoraliteti politik

15/07/2023 - 11:26
në Lajme
A A
Quni për audio-incizimet e Kusari-Lilës: Rast për studim se deri ku ka arritur amoraliteti politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për tri ditë radhazi në media janë publikuar audio-incizime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Për këto audio-incizime për Front Online ka folur deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Quni, ka thënë se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar në vazhdimësi që nuk kanë asnjë relacion me Listën Serbe, këto audio-incizime treguan të kundërtën.

“Vetëvendosja janë përpjekur me e krijua një opinion dhe një bindje që ata nuk kanë asnjë relacion me Listën Srpska, apo me autoritetet serbe të komunitetit serb që dirigjohen nga Beogradi, dhe që kanë ndikim në pjesën veriore të Kosovës, por janë tani përgjimet që janë bërë publike, qytetarët e kanë kuptuar se edhe Vetëvendosja përkundër asaj që ka premtuar dhe ka krijuar bindjen se nuk kanë asnjë relacion do të thotë ata mbajnë kontakt. Do të thotë Shefja e GP të VV-së,  zonja Kusari- Lila bashkëbisedon me autoritetet e Listës Srpska për të siguruar votat dhe të kalohen disa ligje për të cilat Qeveria e konsideron që janë të domosdoshme, përndryshe sfidohen në zgjedhje etj etj”, ka thënë Quni, për Front Online.

Ai, madje ka pyetur se si është e mundur që një personalitet i lartë i një partie të krijojë aq shumë afërsi me autoritetet serbe e që janë nën urdhrat e Milan Radojiçiqit.

“Do të thotë është e kundërta e asaj që ata me muaj e me vite janë munduar që t’i bindin qytetarët se tani është një qeveri e cila nuk varet nga një parti e komunitetit serb.

“Kjo është një dimension, çështja tjetër po ashtu vendoset është se si është e mundur që një personaliteti i lartë i një partie që konsiderohet parti serioze, që i kanë disa rregulla të brendshme, e ndjen një afërsi me autoritetet e komunitetit serb të cilat janë nën urdhrat dhe nën ndikimin e padiskutueshëm të një njeriu i cili është në listën e zezë SHBA-së, po ashtu i ndjekur nga organet e drejtësisë, Do të thotë krijohet një afërsi deri në ato përmasa saqë atë e konsideron shumë më të afërt sesa të gjithë personalitetet e tjera shqiptare që janë kundërshtarë politikë, do të thotë është një dukuri që me të vërtetë dëshiron studim se deri ku ka arrit amoraliteti politik i disa personaliteteve politike”, ka shtuar Quni.

Për dhunën që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur reagime të ndryshme nga vendorët e ndërkombëtarët./Front Online

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë