Presioni i vazhdueshëm nga Beogradi zyrëtar dhe ndikimi që ka pasur mbi serbët lokal në Kosovë, shteti Serbë duket se po i vie fundi, shkruan Veriu.info
Serbët dhe shqiptarë e veriut të Kosovës do të kenë mundësi që të zgjedhin kryetarët e tyre të ardhshëm.
Pavarësisht presionit, ata janë gati të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë në shtetin e Kosovës. Ndërkohë, ndërsa ka dhe pesimist të cilët nuk presin ndryshime me ndrimin e qeverisjesë lokale.
Banorët e fshtatit Çabër të vetëm me shqiptarë vazhdojn të dalin në votime dhe pse ndihen të lënë pas dore nga shteti.
“Do të dalim në zgjedhje, i madh e i vogël, nga mosha 18 vjeç që kanë të drejtë vote. Votimet do t’i kryejmë dhe mendoj që do të jenë me sukses”, ka thënë Aziz Hasani, banor i fshatit Çabër.
Madje sipas Hasanit, shfrytëzimin e të drejtës së votës nuk mund t’ua mohoj askush as përmes frikësimit.
“Siguria nuk është aq në nivelin e duhur, por si sot, nesër apo pasnesër ma merr mendja që kështu ka me qenë. Po unë besoj që këto zgjedhje kemi me i krye me sukses”, ka thënë ai.













