Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të nesërme.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të mendojnë mirë se ku do ta çojnë votën nesër.
‘’Ne kemi mbetur mbrapa, krahasuar me vendet e rajonit ne jemi të sanksionuar. Pastaj kemi një lider arrogant, i cili e ka ndërtuar rrëfimin e suksesit të tij duke iu kundërvënë perandorive. Në fjalorin e qytetarëve kur bisedon me ta, vetëm një çështje e kanë si shpjegim të suksesit të Kurtit, ai është shtrirja e sovranitetit në veri. Kam përshtypjen që të gjithë ne, dhe opozita nuk ka arritur të ndërtojë rrëfimin e duhur. Unë mendoj që qytetarët duhet të mendojnë mirë nesër, se ku e çojnë votën e tyre, nuk ish dashtë që të gjithë ne të vuajmë për një përcepsion të gabuar. Nëse e vendosin padijen e tyre në votë, atëherë do të mbetmi edhe për një kohë pjesë e një strukture qeverisese, nëse ata janë të bindur që kjo votë është e duhur, le të na kursejnë neve prej vuajtjeve, sepse të vuajtur do të jenë më së shumti ata’’, ka thënë Haxhiu.












