
Alban Begolli, qytetar dhe ish-gazetar, ka shkruar një shkrim në profilin e tij.
Në shkrimin e tij, qytetari Begolli u ankua për një parregullsi në lidhje me përzgjedhjen për mbikëqyrës në projektin e regjistrimit të popullsisë, që realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Begolli ka treguar se fillimisht përmes telefonit është njoftuar se është përzgjedhur mbikëqyrës, ndërsa në fund në listën përfundimtare nuk i figuron emri i tij.
“Ky vend s’po bëhet, s’do të bëhet!
Të thërrasin në telefon të thonë “Je përzgjedhë si mbikqyrës në Projektin e Regjistimit të Popullsisë, të njoftojmë për hapat e më tutjeshme” Kur del lista përfundimtare, nuk e ke emrin fare. Kërkon sqarime, s’japin madje sillen si me e pas shliru Kosovën…
Qa me thanë…” – shkroi ai.












