Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qytetari pretendon mashtrim prej mbi 4 mijë euro zbritje nga “Gogaj”, kompania nuk jep sqarime

06/03/2026 - 19:56
në Lajme
A A
Qytetari pretendon mashtrim prej mbi 4 mijë euro zbritje nga “Gogaj”, kompania nuk jep sqarime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qytetari Leart Beqiraj, pretendon se u mashtrua nga Kompania “Gogaj”, me arsyetimin se nga mbi 4 mijë euro sa iu premtua zbritje, atij iu bë zbritje vetëm 603,70 euro.

Beqiraj thotë se në janar 2025 familjarët e tij kishin blerë mall për eksport në Gjermani në vlerë prej mbi 20 mijë euro, nga kjo shumë ai thotë se gojarisht atyre iu premtua një zbritje prej mbi 4 mijë euro, për dy fatura të ndara.

Por, sipas tij, kjo nuk ndodhi në praktikë. Kompania Gogaj, klientit i ka lëshuar dy fatura njërën në shumë totale prej 9 mijë e 970 euro dhe tjetrën prej 10 mijë e 90 euro.

Fillimisht, atyre në formë fizike i është lëshuar dokumenti ku thuhet se është “porosi për klient”, dhe i gjithë çmimi i produkteve është llogaritur me TVSH, ndonëse sipas Ligjit, për eksport nuk paguhet TVSH. Në fund të kësaj porosie thuhet se “Malli ka me shku jasht vendit, klientit nuk i kthehet TVSH”.

Nga dy këto “porosi për klient”, të lëshuara për qytetarin, totali i produkteve në njërën prej tyre është 10,346.61 euro, zbritja thuhet se është 1.897.44 euro, teksa i shtohet edhe TVSH në vlerë prej 1.520,85 e që në total i bie 9.970,02 euro.

Në porosinë tjetër, totali është 10.317,12 euro, zbritja 1.766,26 dhe duke i shtuar edhe TVSH-në prej 1.539,15 euro, shuma totale del të jetë 10.090,01 euro.

Por, në faturat elektronike që iu lëshua klientëve kur edhe bëhet eksporti i mallit, Kompania, nuk përfshinë TVSH-në, ashtu siç kërkohet me ligj, por, çuditërisht, ndonëse pa TVSH çmimet totale mbesin të njëjta, 10 mijë e 90 euro në njërën e 9 mijë e 970 euro në tjetrën, ashtu sikur në “porosinë për klientë”, ku çmimi total ishte llogaritur me TVSH.

Ajo çka vërehet në këto fatura elektronike është se nga 54 produkte të blera në sasi të ndryshme, zbritja është aplikuar në vetëm 15 prej tyre dhe totali i zbritjes ka qenë 603,70 euro.

Qytetari Beqiraj ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se këtë e kanë kuptuar pasi kanë analizuar dokumentet përfundimtare në shtëpi.

“E kemi kuptuar pasi kemi analizuar dokumentet përfundimtare në shtëpi (Gjermani). Në faturat fillestare TVSH ishte e paraqitur, ndërsa në dokumentet e eksportit TVSH nuk figuron, por shuma totale mbetet e njëjtë. Sipas ligjit në Kosovë malli për eksport nuk ngarkohet me TVSH. Kjo do të thotë që TVSH nuk është dashur të përfshihej fare në çmim. Në praktikë, duket që shuma e “zbritjes” është kompensuar me TVSH, e cila pastaj nuk është reflektuar si pagesë ndaj shtetit, por ka mbetur si diferencë financiare tek kompania”, ka thënë ai.

Tutje, ai thotë se për këtë kanë kërkuar sqarime nga Kompania “Gogaj”, përmes e-mailive dhe mesazheve.

“Fillimisht pati përgjigje të pjesshme, më pas komunikimi u ndërpre plotësisht. Nuk kemi marrë asnjë zgjidhje konkrete”, ka thënë ai.

Në këto komunikime, që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, fillimisht në një mesazh dërguar qytetarit nga menaxherja e departamentit të kontrollës/administratës, Shqipe Fejzullahu, thuhej se “Leart bisedova me menaxherin e sanitarisë, me njoftoi se komplet familja keni qenë të njoftuar edhe për zbritjen edhe për TVSH. Zbritja është pranuar nga ana e juaj”.

Sipas asaj që menaxherja shpjegon, vera e faturës se parë me TVSH pa zbritje është 12, 209.00 euro, kurse vlera e faturës se dytë me TVSH pa zbritje 12,174.20 euro dhe totali i TVSH-së për të dyja faturat është 3, 719.47 euro.

“Ndërsa vlera e zbritjes është fatura 1: 2,238.98 euro, Fatura 2: 2.084.19 euro. Total zbritja është 4, 323.17 euro. Diferenca ka qenë 603.70 euro me shumë në zbritje se në TVSH dhe është pranuar nga ana juaj”, thuhet në këtë komunikim.

Pjesën ku ajo shpjegon vlerën e faturave me TVSH dhe zbritjen e pranuar sipas saj nga klienti, ajo e fshin më pas.

Ajo, klientin e kishte orientuar te menaxheri Besian Balaj, për sqarime të mëtutjeshme. Ky i fundit, i kishte përcjellë klientit përgjigjen e Shqipe Fejzullahut (sqarimin e fshirë nga ajo), duke i thënë “krejt çfarë ke blerë i ke këtu edhe kur keni ble jeni kanë prezent, keni pranu me marrë zbritjen se o kanë më e madhe se TVSH, kështu për këtë punë e kemi kry, natën e mirë Besjan Balaj”.

Më 4 dhjetor 2025, qytetari Beqiraj, pranon një e-mail nga menaxherja e departamentit të kontrollës, Shqipe Zejnullahu, lidhur me kërkesën për kthimin e TVSH-së tek klienti.

“Ne si kompani i kemi analizuar të gjitha dokumentet dhe pagesat që janë bërë nga ju. Sipas dokumentacionit që janë bërë në emrin e familjareve të juaj për eksport janë pa TVSH dhe pagesa është po aq sa e keni blerë mallin pa TVSH”, thuhet ndër të tjera në këtë e-mail.

Gjithashtu, në këtë e-mail ajo kishte bashkëngjitur dokumentet se si ishte deklaruar në Doganë bashkë me dokumentin doganor (DUD).

“Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar edhe nga Kompania “Gogaj” sqarime lidhur me këto pretendime të ngritura nga qytetari, ku në e-mailin e dërguar ishte edhe Zejnullahu, por nuk ka marrë përgjigje.

Gjithashtu, redaksia ka kontaktuar edhe me menaxherin Balaj, i cili përmes telefonit ka thënë se nuk i kujtohet si rast për shkak të numrit të madh të porosive dhe nuk mund të flasë pa i parë dokumentet.

“Betimi për Drejtësi”, i ka dërguar Balajt dokumentet dhe faturat e klientit si dhe komunikimet që kanë pasur mes tyre, duke kërkuar sqarime lidhur me gjithë këtë situatë, por deri në publikimin e këtij artikulli ai nuk është përgjigjur.

Kështu, ekipi ka shkuar tek Kompania Gogaj në Pejë, për të marrë një version nga ana tyre.

Në këtë takim, na pret vetë pronari Isuf Cacaj (Gogaj) bashkë me personelin tjetër të kompanisë. Fillimisht, ai shprehu shqetësim për faktin se ekipi kishte xhiruar objektin e Kompanisë, duke e quajtur të kundërligjshëm, e më pas gjatë gjithë takimit konsideronte se nuk jemi relevantë për të trajtuar këtë teme.

“Po ti mas pari s’je ekonomiste çka duhet me të shpjegu unë ty për ato sene kur ti nuk kupton”, ka thënë pronari Gogaj.

Ai është pyetur nëse mund të ofroj sqarimet e tij, me qëllim që të publikohet edhe versioni i tyre lidhur me këtë rast, po ai ka insistuar se rasti duhet të shkoj në Agjencionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

“Isuf Gogaj: Ju e merrni këta e çoni te Agjencia për Konsumatorin, ata drejtohen nëse ju kena premtu diçka…

Gazetarja: Jo ne nuk e dërgojmë të Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, sepse atë punë e bën klienti, jo ne.

Isuf Gogaj: Po jo bre s’jeni ju, ata ATK-ja…

Gazetarja: Pra, ju nuk po doni me na i ofru sqarimet…?

Gogaj: Jo, si gazetarë se ju e keni për klikime. Se kjo nuk ka të bëjë, ju e keni motra jeme për klikime”.

Pronari i Kompanisë, thotë se nëse konsumatori ka menduar se është mashtruar ka pas mundësinë e kthimit të mallit.

“Nëse konsumatori mendon dhe pretendon se është mashtru mundet me e kthy mallin deri në 90 ditë dhe i kthehen mjetet aq sa e ka pagu, një. E dyta e ka edhe një variant tjetër që nëse nuk don me e kthy mallin me iu drejtu Agjencionit për Mbrojtjen e Konsumatorit ose ATK-së”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, gazetarët nuk janë faktor që të trajtojnë çështje që i takojnë pjesës së kontabilitetit të Kompanisë.

“Pse, çfarë faktori je ti si gazetare, me hy në kontabilitet të Gogajve, unë qeta s’po muj e kuptoj”, është shprehur ai, teksa ekipi është munduar t’i shpjegojë se sqarimet e kërkuar mbi pretendimet e klientit nuk hynë në pjesën e kontabilitetit të Kompanisë.

Duke mos i konsideruar relevante pyetjet për sqarimin e kësaj situate, Isuf Gogaj tha se kjo është edhe arsyeja pse nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara me e-mail.

“Sigurisht për këtë nuk iu paskan kthy përgjigje edhe me e-mail, se e kanë pa që nuk jeni relevantë për atë çështje”, ka shtuar ai.

Pretendimet mbeten pa sqarim nga Kompania “Gogaj”, ndërsa “Betimi për Drejtësi” mbetet i hapur që çdo reagim apo sqarim të ardhshëm nga ana e tyre ta publikojmë.

Në anën tjetër, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka shpjeguar se bazuar në legjislacionin tatimor për TVSH, mallrat e destinuara për eksporte, lirohen prej TVSH-së, duke dëshmuar biznesi eksportues me dokumentacionin e nevojshëm prej autoritetit doganor.

“Mallrat të cilat janë të destinuara për eksporte çdo herë duhet të faturohen pa TVSH por çdo herë vetëm në mallrat të cilat deklarohen në doganë gjatë eksportit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Gjithashtu, thuhet se zbritjet që i bëhen klientit duhet të jenë të shënuara në faturë si në përqindje dhe si zbritje e tillë reflekton të vlera e tatueshme e produktit, pra sipas tyre ngarkohet TVSH në vlerë me të ulët.

“Sa i përket marrëveshjes për zbritje, çështja duhet të adresohet edhe tek autoritet tjera si të autoriteti për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, për ATK-në zbritja e përcaktuar në fature duhet të korrespondoj me çmimin e aplikuar dhe TVSH-në e kalkuluar”, thuhet tuje në përgjigjen e tyre.

Sipas ATK-së, zbritjet e kushtëzuara nuk janë të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

“Por zbritjet çdo here bizneset ofrojnë për arsye të ofertës dhe kërkesë për ato mallra si dhe faktorë tjerë si në cilësi të produkteve, në kushte të pagesave apo tjera që mund të jenë”, kanë thënë nga ATK.

Në këtë rast, Kompania “Gogaj”, duke lëshuar faturën pa TVSH, ka qenë në rregull ligjërisht, por pretendimi i qytetarit është se ata manipuluan me dokumentin si “porosi për klientin”, dhe zbritjen që iu premtua gojarisht, e cila me pas dëshmohej edhe në mesazhin nga menaxherja e Sanitarisë. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë