Punëdhënësit jo rrallë herë dijnë që të mashtrojnë të punësuarit e tyre, duke i shfrytëzuar në maksimum dhe duke mos u dhënë pagesën për punën e kryer.
E shteti rrallë tregohet efikas në mbrojtjen e të drejtave të punëtorit dhe ndaljen e shfrytëzimit të tij.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku një qytetar pretendon se është shfrytëzuar nga një kompani call center e quajtur Entriks, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky qytetar ka shkruar në adresë të gazetës duke pretenduar se është shfrytëzuar nga Entriks, ku punoi për 10 ditë dhe në fund nuk mori kontratën e premtuar dhe pagesën për punën e bërë.
Qytetari pretendon se Entriks i mori numrin e xhirollogarisë dhe letërnjoftimin për nënshkrimin e kontratës për punën që e bënte nga shtëpia, dhe të njëjtit nuk i përgjigjen për 2 javë dhe pas dy javësh i thonë se nuk është pranuar në punë.
Madje në bisedat që ka dërguar shihet se ai nuk është paguar për punën 10 ditësh në Entriks.
Bisedat e qytetarit me kompaninë Entriks:















