Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, saktësisht në rrugën “Remzi Hoxha”, ku viktima i moshës 59-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ra nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim derisa ishte duke punuar.
Ekipet emergjente, pasi dolën në vendin e ngjarjes, konstatuan vdekjen e tij.
Veriu.info mëson se viktima është Basri Nuredini.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se përfaqësuesi i kompanisë ku humbi jetën punëtori B.N – 59 vjeçar, ndodhet aktualisht nën masën e ndalimit prej 48 orësh. Ngjarja e rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik, ndodhi gjatë ditës së djeshme në vendin e punës.













