Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raci: Me pagesën e rrymës, serbët po e kuptojnë rëndësinë e integrimit në Kosovë

03/01/2024 - 14:39
në Kryesore, Lajme
A A
Raci: Me pagesën e rrymës, serbët po e kuptojnë rëndësinë e integrimit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i fundit i Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT), sipas të cilit, nga ky vit banorët me shumicë serbe të katër komunave veriore do të paguajnë për shpenzimin e rrymës elektrike, po vlerësohet si vendim që do ta integrojë edhe më shumë veriun dhe serbët e asaj pjese.Kështu ka vlerësuar analisti politik, Gazmir Raci, i cili ka thënë se ky është ndër lajmet më të mira të fillimit të këtij viti.
Siç shprehet ai, buxheti i shtetit më nuk do të jetë obligues për t’i mbuluar shpenzimet e asaj pjese.Raci e konsideron këtë çështje si rezultat kryesor, i arritur në dialogun e Brukselit.

“Është një ndër lajmet më të mira që kemi mundur me lexu në fillim të këtij viti. Natyrisht, qeveria, buxheti i shtetit, më nuk do të jenë obligues për t’i mbuluar shpenzimet e dikujt që ka shpenzuar rrymën me vite të tëra. Kjo është një ndër rezultatet kryesore të dialogut të Brukselit që përfundimisht serbët lokalë, por edhe të tjerët, sepse atje jetojnë edhe shqiptarë edhe boshnjakë, do të fillojnë të paguajnë për shpenzimet e energjisë elektrike në shtëpitë dhe banesat e tyre”, tha ai.Raci, i pyetur se a mund të këtë ndonjë refuzim nga ana e serbëve për të paguar rrymën, kjo marr parasysh që pagesat për shpenzimet e rrymës në komunat veriore nuk janë paguar që nga viti 1999, ai tha se nuk do të ketë ndonjë problem, pasi sipas tij, banorët e asaj pjese e kanë ditur që një ditë do të fillojnë që të paguajnë për energjinë e shpenzuar.

Ai theksoi se, me këtë veprim, veriu i Kosovës dhe banorët e saj janë duke u integruar në institucionet e vendit.“Jo nuk paraqet probleme, sepse serbët lokalë dhe banorët lokalë e kanë ditur që një ditë do të fillojnë të paguajnë për energjinë që e shfrytëzojnë dhe natyrisht është një zhvillim interesant, sepse edhe në këtë sektor është duke u integruar pjesa e veriore, përkundër shumë dezinformatave që ka pasur vitin e kaluar, sidomos se veriu po largohet shumë më shumë nga Kosova. Ja tashmë që jemi para disa zhvillimeve të tjera pozitive për veriun, sepse veriu po integrohet çdo ditë. Ju e pat edhe çështjen e targave, edhe çështjen e regjistrimit të veturave pak para viti të ri. Kështu që çdo ditë e më shumë serbët lokalë po e kuptojnë që ata më mirë do të kenë për veten e tyre që të integrohen në sistemin e Kosovës”.

Tutje, Raci vendos theksin se tani secili qytetar në pjesën veriore do të paguajë ashtu siç po paguajnë edhe qytetarët në pjesën jugore.“Në aspektin financiar më Kosova nuk ka obligime financiare ndaj KEDS dhe KESCO, sepse KEDS-i dhe KESCO janë kompanitë që e kanë blerë sistemin e shpërndarjes dhe shitjes se energjisë në Kosovë. Natyrisht, tash secili qytetar në pjesën veriore do të paguajë ashtu siç po paguajmë edhe ne në pjesën jugore”, tha ai.
Sipas njoftimit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) thuhet se nga 1 janari i vitit 2024, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar.Sipas njoftimit, energjia e konsumuar në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të shtetit.

Në fillim të dhjetorit të vitit 2023, Bashkimi Evropian kishte njoftuar se kompania serbe, Elektrosever, kishte nënshkruar kontratë komerciale për energji me Kompaninë kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS).Kjo kompani mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor të vitit 2023.

Më 21 qershor të po atij viti, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.Por, as marrëveshja e as udhërrëfyesi nuk gjetën zbatim. Marrëveshja e nënshkruar në kuadër të dialogut synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Qytetarët e këtyre komunave, që nga viti 1999 nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës. EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë