
Opinionisti Gazmir Raci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka kapë komplet pushtetin, pas reagimeve të disa deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar të këtij subjekti, për mosekzekutim të pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevëvs.
Ai, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ka deklaruar se shpreson se reagime të tilla kundër do të ketë edhe në vazhdim.
“Kjo tregon që LVV-ja nuk e ka kapë komplet pushtetin, ka edhe zëra kundër që nuk pajtohen edhe është mirë. Paramendo të kishin dalë edhe këta deputetë pro këtyre gjërave, paramendo se çfarë gjëra do të bëheshin. Shpresoj se kanë me reagu edhe në çështje tjera që mendojnë se kanë përgjegjësi ndaj ecjes”,ka thënë Raci.
Raci ka theksuar se një numër i deputetëve kanë marrë pjesë vetëm në pesë seanca, përfshirë këtu pozitën edhe opozitën.
“Pash një statistikë shqetësuese, disa deputetë të zhurmshëm që kanë marrë pjesë vetëm në pesë seanca dhe nuk kanë marrë pjesë në 35 seanca. Sipas një materiali të publikuar nga KDI-ja për vitin e kaluar deputetët që kanë munguar më së shumti janë nga opozita, e para radhitet PDK-ja, më pas LDK, LVV dhe AAK”, ka thënë Raci.












