Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Radio Evropa e Lirë: Mosrespektimi i protokolleve në QKUK rrit infeksionet

08/12/2025 - 17:35
në Lajme
A A
Radio Evropa e Lirë: Mosrespektimi i protokolleve në QKUK rrit infeksionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy pacientë kanë humbur jetën brenda më pak se një muaji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe familjarët pretendojnë se shkaku nuk ishte vetëm sëmundja, por infeksionet që i morën pikërisht aty ku kërkuan shërim.

Në njërin prej rasteve, pacienti me kancer ishte në gjendje stabile deri në momentin kur, sipas familjarëve, u infektua me një bakter brenda QKUK-së.

“Kjo më pas i shkaktoi sepsë”, thotë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë një i afërm që kërkon të mbetet anonim.

Përkundër përpjekjeve, REL-i nuk arriti të merrte një konfirmim nga mjekët, sepse, sipas tyre, infeksionet brendaspitalore si shkak vështirë se dokumentohen në mënyrë të saktë.

Këto, megjithatë, nuk janë raste të izoluara. Në hapësirat e QKUK-së, rreziku i padukshëm i infeksioneve brendaspitalore kanos vazhdimisht pacientët.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar të dhëna shqetësuese nga dy klinika: në Qendrën e Mjekimit Intensiv, infeksionet brendaspitalore kanë prekur mbi 70% të pacientëve gjatë disa muajve të këtij viti, ndërsa në Neonatologji, ku trajtohen foshnjat më të brishta, përqindja ka kaluar 20.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahiu, e pranon hapur problemin: “Njësia Intensive ka përqindjen më të lartë të infeksioneve, për shkak të gjendjes së rëndë të pacientëve që shtrohen aty”.

Ai thotë se janë marrë disa masa të reja teknike për zvogëlimin e infeksioneve të rrugëve respiratore, si: pajisje të mbyllura për aspirim, tubusa me aspirim subglotik, higjienë më rigoroze, por pranon se mungesa e infermierëve e dobëson çdo përpjekje.

Një dhomë septike-infeksion në Klinikën Torakale në QKUK.
Një dhomë septike-infeksion në Klinikën Torakale në QKUK.
Mendim të ngjashëm ndan edhe drejtori i Klinikës Torakale, Nazmi Kolgeci.

“Ne, si personel, kemi kujdes dhe marrim masa preventive kundër infeksioneve. Ato nuk i bartin as pacientët, por shoqëruesit e tyre”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Prania e shoqëruesve është shndërruar në pjesë të kulturës së QKUK-së, pasi mungesa kronike e stafit mjekësor, e sidomos infermierëve, e ka bërë të pamundur që shumë shërbime bazike të ofrohen nga vetë spitali.

Për këtë arsye, familjarët shpesh bëjnë punët që duhet t’i bëjnë infermierët – qoftë të kujdesen për higjienën e pacientit, t’i japin ushqim apo të transportojnë analiza.

Për pasojë, dhomat dhe korridoret e spitalit janë të mbushura me familjarë që hyjnë e dalin pa kontroll higjienik, duke e kthyer institucionin në një hapësirë të pambrojtur nga infeksionet.

Klinika Torakale është ndër të paktat në QKUK që ka një dhomë të posaçme izolimi.

Në derën e dhomës numër 234 shkruan: “Kujdes! Dhomë Septike – Infeksion”. Brenda saj, paraditen e 4 dhjetorit, ishin tre pacientë të sëmurë rëndë, të ndarë nga të tjerët, me mjekë e infermierë që hynin vetëm me pajisje mbrojtëse.

Në dhomën pranë, atë ditë, ishte edhe G. Paçarizi. I shtruar për një sëmundje të mushkërive, ai i tha REL-it se është prekur edhe nga një virus që mjekët nuk e kanë identifikuar ende.

Në dhomën e tij, familjarët lëviznin lirshëm – pa doreza, pa maska dhe pa ndonjë kontroll.

Por, këto shkelje të supozuara të protokollit nuk i bënin vetëm ata.

REL-i vëzhgoi edhe mjekë e infermierë që dilnin jashtë klinikave me uniforma spitalore, ecnin nëpër oborr, shkonin në kuzhinën disa metra larg dhe më pas ktheheshin në hapësirat e trajtimit, pa u ndërruar.

Zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës – institucionit që mbikëqyr QKUK-në – pranuan shkurtimisht se “kodi i veshjes nuk respektohet”.

E, nga Ekipi për Kontrollin e Infeksioneve brenda QKUK-së thanë se kanë evidentuar shkelje pothuajse në të gjitha klinikat: thonj të gjatë, stoli, uniforma të papërshtatshme – elemente këto të ndaluara me çdo standard të kontrollit të infeksioneve.

Pjesëtarë të këtij ekipi, që folën në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, thanë se shkelësit më të mëdhenj “janë kryeinfermieret dhe mjekët”.

REL-i kërkoi për disa ditë raportin e këtij ekipi dhe përgjigje nga shefja e tij, Hatixhe Gashi. Edhe pse ajo tha se i ka dërguar ato te drejtoria e QKUK-së, kjo e fundit u përgjigj vetëm me një deklaratë të përgjithësuar:

“Ekipi kryen inspektim dhe monitorim të përditshëm në të gjitha klinikat e QKUK-së. Infeksionet më të shpeshta janë ato të rrugëve respiratore, si pneumonitë ventilatore”.

“Pas çdo hulumtimi që bëhet, me qëllim të verifikimit të gjendjes higjienike, merren mostrat dhe në bazë të rezultateve, merren masat e duhura në bashkëpunim me klinikat përkatëse dhe institucionet tjera”, thuhet në përgjigje – pa ndonjë detaj më shumë.

Raportet e mëparshme të këtij ekipi kanë evidentuar deri në 600 raste të infektimeve brendaspitalore brenda një viti dhe ato kanë shkuar, kryesisht, duke u rritur.

Sipas SHSKUK-së, numri i pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme ka kaluar 162 mijë në vitin 2024.

Rekomandimet e vazhdueshme të Ekipit për Kontrollin e Infeksioneve, përfshijnë: rritjen e nivelit të higjienës, klimatizimin qendror në salla të operacionit dhe menaxhimin e mbeturinave sipas standardeve.

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë konfirmon për Radion Evropa e Lirë se po zhvillon disa kontrolle lidhur me infeksionet brendaspitalore – madje disa raste janë edhe duke u riinspektuar.

“Jemi në fazën e inspektimit dhe pasi ta kryejmë këtë punë, do të përgatisim një raport”, thotë udhëheqësi i departamentit, Ibrahim Tërshnjaku.

Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës, e përkufizon situatën me një fjali: “Vetë fakti që në vitin 2025 ende flasim për infeksione brendaspitalore, është shqetësues.”

Ai shton se mungesa e stafit, mungesa e shërbimeve cilësore dhe prania e shoqëruesve në çdo hap të spitalit janë ndër shkaktarët kryesorë të përhapjes së infeksioneve, që mund të çojnë edhe në sepsë.

Pavarësisht kësaj, QKUK-ja nuk mban statistika të sakta për numrin e vdekjeve të lidhura me këtë komplikim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksionet e marra gjatë trajtimit shëndetësor janë ndër problemet më të shpeshta që ndodhin brenda spitaleve, pothuajse kudo në botë.

Mesatarisht, 1 në 10 pacientë preket nga këto infeksione.

Në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme, si dhe te pacientët më të rrezikuar – sidomos ata në kujdes intensiv – kjo përqindje është edhe më e lartë, sipas OBSH-së.

Por, brenda QKUK-së në Prishtinë, infeksionet e tilla janë vetëm një prej shumë problemeve.

REL-i ka dokumentuar vazhdimisht sfida brenda institucionit: mungesë të mjekëve dhe infermierëve në shumë klinika; lista pritjesh që zgjasin me vite; familjarë që detyrohen të marrin rolin e infermierëve; dhe kushte bazike që mungojnë – nga çarçafët deri te sapunët. /REL

JU REKOMANDOJMË

Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç

Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç
08/05/2026 - 18:37

Sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre zyrtarë policorë të arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje të...

Më shumëDetails

Aksident në Dollc të Klinës, kamioni ngec nën urë

Aksident në Dollc të Klinës, kamioni ngec nën urë
08/05/2026 - 18:36

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës. Mediat lokale atje kanë ndarë pamje nga aksidenti, ku shihet se si një kamion ka ngecur nën urë....

Më shumëDetails

Kurti: Kërcënimi i `Brigadës së Veriut`, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë

Kurti: Kërcënimi i `Brigadës së Veriut`, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë
08/05/2026 - 18:17

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimi i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut) ndaj tij është dëshmi e re se pjesëtarët e saj s’kanë...

Më shumëDetails

Nuk janë marinsat amerikanë – janë snajperistët e FSK-së në trajnim profesional

Nuk janë marinsat amerikanë – janë snajperistët e FSK-së në trajnim profesional
08/05/2026 - 17:46

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve taktike dhe operacionale të...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Gjykata liron në procedurë të rregullt policët e arrestuar Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri

Ekskluzive: Gjykata liron në procedurë të rregullt policët e arrestuar Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri
08/05/2026 - 17:46

Sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre zyrtarë policor të arrestuar dje nën dyshimin për për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje...

Më shumëDetails

Siç u paralajmërua, Hasanpapaj i bashkohet Osmanit

Siç u paralajmërua, Hasanpapaj i bashkohet Osmanit
08/05/2026 - 17:39

Vjosa Osmani ka njoftuar se pjesë e listës së saj për zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë edhe eksperti i sundimit të ligjit, Bardhyl Hasanpapaj. “Nga garat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ky do të jetë aderimi i radhës që do ta prezantoj presidentja Vjosa Osmani

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ njofton për dy koalicione

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë