Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë mbledhjen e radhës nesër duke filluar nga ora 14:00, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas agjendës që ka publikuar KPM shihet se pritet të lëshohen disa licenca të reja për radio e disa do të ripërtërihen.
Ajo që bie në sy është rekomandimi për refuzimin e licencave për Max Radio në gjuhën turke, Radio Grand në gjuhën boshnjake.
Po ashtu rekomandohet që të mos iu ripërtërihet licenca Radio Borzani dhe Radio Kaçaniku.
Agjenda e plotë e mbledhjes së nesërme:














