Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Radoiçiqi bashkë me djalin e Vuçiqit, Qeveria: Dëshmi që sulmi në Banjskë u planifikua dhe financua nga shteti i Serbisë

10/10/2026 - 19:21
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas pamjeve virale të Milan Radoiçiqit, duke ecur lirshëm në një tubim të partisë së Vuçiqit, në Rashkë.

Në pamjet që qarkulluan sot në rrjete sociale, Radoiçiq, që është i kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpol-i, u pa në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), së bashku me Danilo Vuçiqin.

Në një deklarim për IndeksOnline, zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se kjo është një tjetër dëshmi që sulmi terrorist në Banjskë është planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti serb.

“Kjo është edhe një dëshmi tjetër e qartë që dëshmon se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë. Pamjet ku kryekrimineli Radojçiq shihet pranë djalit të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fushatën elektorale atje, do të duhej të ishin alarm për komunitetin ndërkombëtar” ka thënë Manxhuka.

Sipas tij, Serbia jo vetëm që nuk e dorëzon Radoiçiqin tek autoritetet kosovare, po edhe e lejon ta shoqërojë dhe sigurojë djalin e ish-presidentit Vuçiq.

“Milan Radoiçiq jo që nuk dorëzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbisë për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë sonë, lëre që nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoqëron dhe e siguron djalin e ish-presidentit atje” shtoi zëdhënësi i Qeverisë.

Kujtojmë se Organizata Ndërkombëtare e Policisë, Interpol, lëshoi në dhjetor të vitit 2023 urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin dhe 11 persona të tjerë, për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Kosovës.

BE-ja dhe NATO në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Serbisë që ta mbajnë përgjegjës Radoiçiqin dhe të tjerët e grupit që udhëhoqi ai për sulmin e Banjskës./IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

Profesori amerikan e kritikon BE-në pasi u qortua Kosova për Ligjin e Speciales: S’morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

Profesori amerikan e kritikon BE-në pasi u qortua Kosova për Ligjin e Speciales: S’morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin
10/10/2026 - 19:03

Profesori amerikan, Edward Joseph, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara që janë aprovuar në Kuvendin e Republikës së...

Më shumëDetails

Reagon Konjufca: Daçiq kërcënon me Prizrenin, Radoiçiqi ecën i lirë – Serbia s’mund të pretendojë paqe

Vetëm edhe pesë ditë kohë për mandatarin, VV-ja kërkon vota pa koalicion për Konjufcën
10/10/2026 - 18:48

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë për Kosovën, duke vlerësuar se ato dëshmojnë vazhdimësinë e ambicieve territoriale të...

Më shumëDetails

Zemaj reagon ndaj deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë kërcënuese, kërkon reagim institucional nga NATO

Zemaj reagon ndaj deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë kërcënuese, kërkon reagim institucional nga NATO
10/10/2026 - 18:32

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar pas deklaratave të Ivica Daçiqit, i cili më 7 tetor, në Rashkë të Serbisë, deklaroi se “herët...

Më shumëDetails

“Mos u frikëso”, Erdogan shkëmben batuta me Komisioneren e BE-së teksa drejton trenin e shpejt turk

“Mos u frikëso”, Erdogan shkëmben batuta me Komisioneren e BE-së teksa drejton trenin e shpejt turk
10/10/2026 - 18:23

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përuroi të premten një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar, e më pas...

Më shumëDetails

Haziri: Anëtarësimi në KiE, rruga për ta sfiduar Specialen në Gjykatën Evropiane

Haziri, LDK: Pakoja e dytë e sanksioneve mbetet e paralajmëruar, Qeveria po vazhdon të blejë kohë
10/10/2026 - 18:13

Lutfi Haziri ka deklaruar se ligji për Specialen hap vetëm një mundësi të vogël për ndryshime, ndërsa për të arritur ndryshime më të mëdha nevojitet angazhim i përbashkët...

Më shumëDetails

Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike
10/10/2026 - 17:47

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në adresimin e tij lamtumirës ka vlerësuar përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, duke theksuar se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    280 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Djali i Jakup Krasniqit i reagon ashpër ambasadorit gjerman pas vizitës në Gjykatën Kushtetuese

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë