
Drejtori ekzekutiv në IKD, Ehat Miftaraj ka reaguar pas paraqitjes së Milan Radojçiq në takimin e mbajtur të Aleksandar Vuçiq me Listën Serbe dhe vartësit e tij të strukturave ilegale në Kosovë.
Miftaraj u shpre se BE, Borell dhe Komisioni Evropian nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe të tolerojnë Serbinë që të kthehet në ‘parajsë’ për kriminelët.
“Bashkimi Evropian, Borell, Komisioni Evropian nuk munden mi mbyll sytë dhe me toleru që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë”, shkroi ai në Facebook.
Kujtojmë se, Milan Radoiçiq është i futur në listën e zezë të SHBA-së , ku në fillim të qershorit u shfaq në veri të Kosovës.
Postimi i plotë
Radoiçiq prapë në takim krah për krah me Vuçiqin.
Radoiçiq i kërkuar për vepra penale që lidhen me vrasjet e serbëve në Kosovë dhe vepra tjera penale që mund të lidhen me krimin e organizuar, gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb.
Bashkimi Evropian, Borell, Komisioni Evropian nuk munden mi mbyll sytë dhe me toleru që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë.











