Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rafuna i Odës ekonomike: Nga masat e BE-së po dëmtohet imazhi në sytë e investitorëve

03/09/2023 - 08:43
në Kryesore, Lajme
A A
Rafuna i Odës ekonomike: Nga masat e BE-së po dëmtohet imazhi në sytë e investitorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë bërë më shumë se një muaj që kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës si rrjedhojë e situatës në veri. E këto masa sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna po ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa për të hyrat nga dogana, Rafuna ka thënë se nuk është lajm i mirë, pasi Odë Ekonomike

Duke folur për masat ndëshkuese, Rafuna sheh edhe në thithjen e investitorëve të huaj dhe dëmtim i imazhit të Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna ka përmendur përjashtimin nga Fondi për Digjitalizim. Ai ka thënë se nëse nuk largohen këto masa, do të ketë dëme edhe në fushat tjera.

“Këto masa ndëshkuese që i janë vendos Kosovës, e kanë dëmtu Kosovën në dy fusha e para në çështjen e imazhit, nuk ka qenë imazh i mirë, nuk ka qenë mesazh i mirë, për investitorët e huaj dhe e dyta është në aspektin material, ku kompanitë tona kanë pësu, kanë pësu edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, për shkak se kishim rastin e Fondit për Digjitalizim, ku të gjitha vendet e rejonit e morën hisen e vet, ndërsa Kosova u përjashtua nga e drejta për t’a shfrytëzu atë hisen e vet që i takon në Fondin e Digjitalizimit, tani po hymë në muajin shtator, tetor dhe nëse këto masa na mbesin në fuqi dhe veprohet siç është vepruar me këtë fond, atëherë ne do të përjashtohemi edhe prej fondeve të tjera dhe kështu që më së shumti do të pësojnë kompanitë tona”, ka thënë Rafuna.

Rafuna ka folur edhe për trendët ekonomike në vend, cili theksoi se parashikimet për rritje ekonomike këtë vit janë 3.5 deri 4 për qind.

“Unë nuk kam pas rast me i pa videot, rritjen ekonomike Oda e Ekonomike e Kosovës që e parasheh është e njëjtë me atë që e sheh Banka Botërore, Fondi Monetar dhe institucionet e tjera financiare, kredibile që bëjnë vlerësime, rritja do të sillet deri në fund të vitit mes 3.5 deri në 4, kjo është, pak a shumë pritjet tona janë që të përfundoj rritja ekonomike e Kosovës”, u shpreh Rafuna.

E shqetësuese kreu i OEK-ut e sheh thellimin e deficitit tregtar. Për këtë, ai kërkoi më shumë vëmendje nga Qeveria e Kosovës.

“Deficiti tregtar është shqetësuese, do me thënë rritja edhe thellimi i deficitit, rritja e importit si në vlerë si në sasi, rënia e eksportit kishim këta dy muaj e fundit, është shumë shqetësuese, për këtë arsye kjo është alarm për qeverinë e Republikës së Kosovës të përqendrohen dhe të hartojnë një politikë të mirë fiskale, që i ndihmon më shumë prodhimit tonë, në mënyrë që të kemi më shumë eksporte dhe ta ulim deficitin tregtar”, u shpreh kreu i OEK-ut.

Rafuna ka folur edhe për rritjen e të hyrave nga Dogana. Thotë se me këtë nuk krenohet Oda Ekonomike e Kosovës, pasi kërkesë e vazhdueshme e tyre është prodhimi e eksporti.

“Sa i përket të hyrave është vetë vlera e inflacionit, vetë importimi i sasisë më të madhe e ka sjellë edhe rritjen e të hyrave në doganë, mirëpo ne si Odë nuk mburremi me të hyrat që vijnë nga dogana, ne mburremi me të dalat në rritjen e eksportit dhe me mbulimin e mallrave të importuara me prodhime vendore. Kështu që për neve çdo e hyrë më e madhe që vjen në doganë, paraqet shqetësim, jo në kuptim pozitiv, që me e marrë që është mirë, për ne si Odë Ekonomike insistojmë që të kemi sa më shumë prodhim dhe të gjitha kërkesat tona ndaj të gjitha institucioneve të vendit është që të kemi sa më shumë prodhim dhe sa më shumë eksporte që të kemi sa ma pak importe të mallrave nga vende të tjera dhe sjelljes së parasë së gatshme jashtë Kosovës”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë