Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama: Kemi ndërmarrë hapa ligjorë ndaj ministrave Murati dhe Çeku, na bllokuan projektet

19/07/2025 - 10:34
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë për Ekonomia Online, bëri të ditur se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, për siç tha ai, bllokimin e qëllimshëm të zhvillimit të kryeqytetit dhe të buxhetit të vitit 2025.

“Po, kemi ndërmarrë hapa ligjorë për ministrin e Financave edhe për ministrin e Kulturës. Jemi në proces dhe do t’ju lajmërojmë edhe për hapat me radhë”, tha Rama.Ai tha se zyrtarë dhe ministra të nivelit qendror janë përpjekur që me qëllim të bllokojnë zhvillimin e projekteve në kryeqytet, madje edhe me veprime që, sipas tij, janë joligjore.

“Na thoshin se ju po ëndërroni, se nuk është këtu Dubai. Pastaj, ju vetëm dini që të bëni rendera, nuk keni mënyrë për buxhetim. Kur ne e bëmë vizionin, i kryem projektet, i tenderuam dhe dolëm për t’i bërë realitet në terren, filluan që të na bllokojnë edhe në mënyra joligjore, duke u thirrur në dokumente, të cilat nuk ekzistojnë, për të na bllokuar zhvillimin e kryeqytetit. Po them, edhe aty nuk jemi ndalur. Ne kemi vazhduar me punë dhe kemi marrë po ashtu masa ligjore ndaj zyrtarëve dhe ministrave, të cilët qëllimisht, faktikisht edhe janë munduar që të bllokojnë zhvillimin në kryeqytet, por që nuk do të kenë mundësi”, tha Rama.Sipas tij, pavarësisht se buxheti i Prishtinës është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Kuvendi Komunal, ai ende nuk është alokuar nga niveli qendror, duke sjellë sfida të mëdha në funksionimin e Komunës.

“Kemi sfida të vazhdueshme si rezultat i bllokadës së buxhetit të vitit 2025 nga Qeveria. E dini që më 9 dhjetor të vitit 2024 e kemi kaluar buxhetin në Asamblenë e kryeqytetit dhe kemi kërkuar qysh atëherë që të alokohet buxheti. Kjo nuk ka ndodhur prej qeverisjes së kaluar, tash prapë nuk ndodh. Tash e kemi një arsye nga ministri në detyrë se për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës nuk ka ndodhur buxhetimi apo alokimi i mjeteve”, tha ai.Ai shtoi se sipas Kushtetutës, në mungesë të buxhetit të ri duhet të punohet me atë të vitit paraprak, por edhe aty ka bllokada nga Ministria e Financave.

“Ne po themi se edhe me buxhetin e vitit 2024 kemi sfida tash të shumta, si rezultat i mosbashkëpunimit të Ministrisë së Financave, ku ata nuk i alokojnë për shembull, ashtu siç e kanë detyrim, një të 12-tën e buxhetit ta alokojnë çdo muaj. Po thirren në vija buxhetore, thonë e paska në 2024, nuk e paska në 2025, nuk mund të alokojmë këtu. Do të thotë në njërën anë nuk e pranojnë buxhetin e vitit 2025, në anën tjetër kur kanë mundësi për bllokada, e pranojnë”, tha Rama.Ai tha se si pasojë e kësaj situate, shumë kompani të kontraktuara për projekte tashmë kanë ndërmarrë procedura përmbarimore, duke rritur kostot për komunën.

“Për fat të keq, si rezultat i mosaprovimit të buxhetit 2025, ne kemi kontrata, të cilat kanë filluar në vitin 2024 e po ashtu edhe të tjerat të vitit 2023, ku edhe kompanitë kanë vazhduar me punë, e ne nuk kemi pasur mundësi për t’ia paguar, për shkak të vijave buxhetore, për shkak të mosalokimit të buxhetit. Këto kompani kanë ndërmarrë masa përmbarimore që kjo edhe e ngrit koston, e ka një kosto shtesë, e cila tani paguhet prej kryeqytetit dhe vazhdon për t’i dëmtojë vijat buxhetore, të cilat janë të planifikuara për projekte kyçe”, tha ai.

Ai akuzoi opozitën në Kuvendin Komunal, në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje, për bllokimin e buxhetit që nga viti i kaluar.

“Në këtë anë e shihni që aktivisht këto parti opozitare, si VV-ja, e bllokojnë. E kanë bllokuar vitin e kaluar buxhetin e kryeqytetit”, tha Rama.

Kryetari i Prishtinës u ndal edhe te ndikimi i bllokadave në programet sociale të komunës, duke thënë se qytetarët në nevojë janë lënë pa mbështetje për shkak të ndërhyrjeve të Ministrisë së Financave.

“Si rezultat i bllokadave, ministria përveç që ka bllokuar buxhetin e kryeqytetit, pra kur kemi pasur rastet përmbarimore i kanë marrë prej subvencioneve, për shembull i kanë marrë prej pikave të ndryshme që ju kanë pamundësuar kryeqytetit t’i paguajnë qytetarët, të cilët, për shembull, janë në nevoja më të mëdha me mirëqenie sociale, qytetarët që kanë pasur nevojë për subvencione mujore, si 200 euro për të blerë ushqim për familjet e tyre. Qasja e Ministrisë së Financave na ka pamundësuar dhe i ka lënë këta njerëz në kushte edhe më të këqija se sa që kanë qenë deri më tani, një qasje e paskrupullt, e paparë më parë”, tha për EO, Rama.

JU REKOMANDOJMË

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë
21/03/2026 - 16:18

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e...

Më shumëDetails

Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar
21/03/2026 - 16:16

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori, Aivo Orav, deklaroi se periudha e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka përfunduar, duke hapur rrugë për një fazë...

Më shumëDetails

3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit
21/03/2026 - 16:11

Në Kosovë viteve të fundit janë rritur në mënyrë ekspansive shërbimet e Filler dhe Botox, por që shumica janë ofruar dhe po ofrohen në mënyrë të kundërligjshme, pasi...

Më shumëDetails

Lushtaku kujton dëshmorët e Baksit: Sakrifikuan jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë

Lushtaku kujton dëshmorët e Baksit: Sakrifikuan jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë
21/03/2026 - 15:51

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar dëshmorët e familjeve Osmani dhe Saliku, si dhe të gjithë dëshmorët e rënë në fshatin Baks 27 vjet më...

Më shumëDetails

Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluks i madh në Morinë qysh në mëngjes

Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluks i madh në Morinë qysh në mëngjes
21/03/2026 - 15:27

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e...

Më shumëDetails

Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
21/03/2026 - 15:04

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka theksuar rëndësinë strategjike të pyjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    347 Shpërndaje
    Shpërndaje 139 Tweet 87
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë