Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama kërkon mbështetje nga niveli qendror në konferencën për investitorë

20/09/2024 - 11:33
në Lajme
A A
Rama kërkon mbështetje nga niveli qendror në konferencën për investitorë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës ka organizuar të premten Konferencën e Dytë për Investitorë “Prishtina 2030”, ku u prezantuan projekte infrastrukturore me synim transformimin e Kryeqytetit.

Për këtë niveli lokal kërkoi mbështetje edhe të nivelit qendror pasi interesimi i investitorëve është i madh.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se prezantimi i projekteve të transformimit janë të nevojshme dhe ka pasur interes të madh të investitorëve vendorë dhe të huaj.

Po ashtu, për të gjitha këto projekte te mëdha, Rama tha se do të duhet edhe mbështetje nga niveli qendror “për të mirën e qytetarëve”.

“Është një ditë monumentale për kryeqytetin. Para nëntë muajve kemi pasur konferencën e parë ku kryeqyteti ka prezantuar projektet e transformimit të cilat janë të nevojshme. Kemi pasur shumë interes të investitorëve vendor dhe nga jashtë te cilët kanë treguar gatishmërinë e tyre. Kemi dashur te gjitha këto projekt-propozime të prezantohen sa më mirë. Kemi arritur me tërheq vëmendjen dhe me ngrit një besim që në kryeqytet po ndodhin gjëra të mira të mëdha dhe transformuese. Prandaj kjo tërheqje e investitorëve ka qenë edhe një qëllim e të gjithave qeverive të mëparshme dhe kjo tregon një siguri në vendin tonë për të ardhmen tonë. Transformimi i kryeqytetit është një punë e madhe dhe jo e lehtë, kam shpall vizionin tim për kryeqytet dhe bashkë me juve po e realizojmë transformimin e kryeqytetit”, u shpreh Rama, teksa përmendi disa nga projektet infrastrukturore që pritet të ndodhin.

“Një prej projekteve më të mëdha është rruga ‘Xhim Xhema’ apo Rruga ‘A’ që tashmë po bëhet realitetet. Po ashtu projekt i madh është vazhdimi i sheshit ‘Nëna Tereza’, ‘Zahir Pajaziti’ deri në sheshin ‘Xhorxh Bush’. Po ashtu po ndërtojmë shkolla të reja, kemi projekte të reja, por te gjitha këto nuk mjaftojnë sepse edhe investitorët kanë dëshirë me jetu në kryeqytet, vijnë e zgjedhin Prishtinën si vend unik. Duhet edhe ndihma e nivelit qendror në mbështetje sepse ka nevojë investimet janë multimilionëshe dhe nuk i mbulon buxheti i tanishëm”, deklaroi Rama.

Drejtori i BERZH në Kosovë, Sergey Maslichenko, tha se gjatë kohës që është në vendin tonë ka investuar 50 milionë euro.

Po ashtu, ai njoftoi se ka porositur 30 autobusë elektrikë në kryeqytet te cilët vijnë vitin e ardhshëm.

“Ne po bëjmë shumë për Kosovën dhe për kryeqytetin e Prishtinës, kemi 50 milionë euro te investuar por mund të bëjmë edhe më shumë. Prishtina është pjesë e një qyteti të gjelbër dhe ne i përkrahim këto projekte në gjithë botën. Ne dëshirojmë të bëjmë shumë kemi porositur 30 autobus elektrik dhe shpresojmë që vitin tjetër do të vijnë. Ne jemi duke bërë një program për të çliruar pak kryeqytetin. Ne gjithashtu e kemi përkrahur kryeqytetin sa i përket që të kemi edhe izolimin e ndërtesave publike kemi një projekt disa milionësh, dëshirojmë që të vazhdojmë edhe më tutje më projekte në të ardhmen. Një prej projekteve është Unaza E Prishtinës BERZH ka investuar afër 1 milionë euro, ky projekt është i nevojshëm. NË Kosovë i duhet në te ardhmen që të mbyllin ndotësit e ajrit, por mund të bëjmë më shumë. Pika kyçe për të sjellë investitorë të ri është përmirësimi i infrastrukturës”, tha Maslichenko./EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë