Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama: Leksionet për Evropën humbje kohe, Kosova mund të gëlltis diçka më të rëndë

01/07/2023 - 13:51
në Lajme
A A
Rama: Leksionet për Evropën humbje kohe, Kosova mund të gëlltis diçka më të rëndë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se Kosova është duke humbur kohë duke mos e pranuar planin franko-gjerman , për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se çdo mundësi për t’u ulur në tryezë përballë Serbisë, është avantazh për të.

“Çdo mundësi, hapësire, kusht që krijohet për t’u ulur në tryezë është avantazh për Kosovën. Çdo rast që i jepet kryeministrit të Kosovës, autoriteteve të Kosovës për ta pasur përballë Serbinë dhe që janë të garantuar krahë për krahë nga bashkësia euro-atlantike është oportuniteti që nuk duhet lëshuar”, tha ai në një intervistë për “Euronews Albania”.

Madje, Rama paralajmëroi se Kosova mund të gëlltisë diçka të rëndë në rast se vazhdon kështu.

“Çdo orë që kalon, çdo ditë që kalon duke ardhur vërdallë, duke i bërë leksione Evropës dhe duke treguar se si Kosova po i mbron vlerat që Evropa medemek na i ka harruar kur e sheh Kosovën është kohë e humbur që mund të çoj në tretjen si kripa në det, të gjithë vullnetit të bashkësisë euro-atlantike, në tretjen e të gjitha atyre pikave aq të mira për Kosovën që ka plani franko-gjerman dhe nesër mund të ndodh që Kosova të gëlltisë diçka të rëndë. ndërkohë që sot nuk e detyruar të gëlltisë diçka, por është e detyruar të punojë që Serbia ta gëlltisë atë që është vënë aty në tryezë për Kosovën”, deklaroi ai.

Lidhur me propozimin e tij për t’u mbajtur një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, Rama tha se nuk është shpikje.

E për kundërshtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për këtë konferencë, Rama tha se Kurtin nuk kuptohen pavarësisht se kanë qëllime të njëjta.

“Konferenca është një ide, e nuk është as një shpikje e asnjë gjë e pa ndodhur, por është një gjë mendoj se krijon kontekstin e duhur për ta rrëmbyer fitoren në tavolinë. Albin Kurti dhe unë kemi të njëjtin qëllim. 100% të njëjtin qëllim. Ajo që ne nuk arrijmë dot të kuptohemi është ajo me të cilën Albini nuk po arrin të kuptohet me askënd përveç se me veten e vet dhe me disa rreth e rrotull që flasin thjesht ato që u thotë ai se duhet thënë, është se si duhet ta arrijmë qëllimin dhe ta kthejmë gjithë këtë përpjekje kaq shumë vjeçare për ta sjellë Serbinë në këtë pikë në një fitore përfundimtare si politike ashtu edhe diplomatike”, tha ai. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë