Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga sot kanë filluar rrënimin e shtëpizave tek Tregu i Gjelbër.
“Pas heqjes së azbestit, kemi filluar me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojmë një hapësirë sa më të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, duke vazhduar më pas me realizimin e projektit të madh për këtë zonë”, ka shkruar Rama në Facebook.










