Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama: Qeveria dha 4 milion euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë!

07/07/2026 - 19:28
në ShowBiz
A A
Rama: Qeveria dha 4 milion euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye West dhe protestave të organizuara prej më shumë se një muaji.Në reagimin e tij, Rama hodhi poshtë pretendimet se shteti ka financuar koncertin me 50 milionë euro, duke i cilësuar ato si “shpifje”, ndërsa sqaroi se qeveria ka ndërhyrë vetëm me një mbështetje prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit.

Kryeministri kritikoi edhe kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për dezinformim dhe manipulim të opinionit publik.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje nga unë!

Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West.

Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për t ushqyer urrejte, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige.

Ja ku janë, 50 milionë eurot që paska dhënë ministri ynë për një natë koncert, ndërsa spitalet s’paskan ilaçe.

A e dëgjuat!

Një gënjeshtër me bisht, me bisht akrepi madje, e sajuar për të pickuar e për të helmuar mendjen e kujtdo që përjeton me konfuzion këtë çorodi. “Ja ku janë 50 milionë eurot… vetëm për një natë koncert!”, thotë ai.

 

Librat e shenjtë na mësojnë prej mijrëa vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lanet dhe shpifësi e bën lanet, sepse shpifësi nuk ndërton asgjë, po jeton për të rrënuar atë që ndërtojnë të tjerët. Shpifësi e përbuz të vërtetën, sepse ai gërrmon vetëm në kërkim të grropës ku të ekzekutojë dënimin pa gjyq.

 

Punon për diskreditimin, shkatërrimin, përbaltjen, dhe asgjësimin moral të të tjerëve.

“50 milionë euro ka dhënë shteti për Kenin e Nestit”, shkruan ky humorist pa din e pa iman nën video-shpifjen e tij.

Ndërkohë, koncerti i Kanye Ëest është një ngjarje botërore, i cili do të financohet tërësisht nga sponsorat dhe shitja e biletave, sikur soji i këtij karagjozit, të mos i kishte mbushur faqet sociale me glasat e apeleve për bojkotimin e koncertit, për transformimin e koncertit në protestë, duke i trembur dashamirët e muzikës së Kanye Ëestit dhe faktikisht duke dekurajuar shitjen e biletave të koncertit madhështor?

Po si është e vërteta?

E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumenta.

Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!

Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.

Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike.

Edhe pse për hir të vërtetës do të preferonim të mos paguanim asnjë qindarkë deri në fund, shuma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 dhe të organizuar krejtësisht privatisht, i cili do t’i kthejë ekonomisë së kryeqytetit shumëfishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra konsumatorë të huaj, pa llogaritur vlerën e reklamimit global të emrit të Shqipërisë në një nga komunitetet më të mëdha kulturore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevoja, por u detyruam dhe tani shikoni si vazhdon gënjeshtra bishtakrep!

“Gjithë kjo fushë këtu, ka qenë gjithë gjelbërim.”

Aty ka qenë vetëm një fushë ferrash, ku organizatorët identifikuan vendin më të përshtatshëm, në mungesë të një stadiumi me kapacitet të madh, për të ngritur stadiumin 60 mijë spektatorësh. Po nuk është aspak rastësi që ky shpifarak i mbushur me helm, është një llapaqorr i partisë “Shqipëria Bëhet”.

 

 

Shqipëria Bëhet, me shpifje. O Burra!

“Lëvizim Bashkë”… me shpifje. O burra!

“Shpifja është një Mundësi.” O burra tek mundësia!

Shpif, shpif, se diçka do të mbetet. Patjetër do të mbetet.

Shikojeni tani “gjelbërimin”.

“Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj?”

“Kushedi se çfarë do të bëhet më pas”, çfarë t’i thuash këtij sallahani, po shyqyr nuk tha se u rrafshua pylli që të ndërtohet një thertore flamengosh, pas shpinës së Kanye Ëest.

Edhe thonë pastaj për çfarë del në protestë…

Jo, jo. Unë jo, nuk them kurrë për çfarë del në protestë ajo nëna e shokut tim që u përplas për kohë të tëra me një papërgjegjshmëri të një mjeku.

Nuk them kurrë për çfarë del në protestë ai djalë apo ajo vajzë që e duan sinqerisht natyrën dhe janë të frikësuar se zhvillimi mund të dëmtojë natyrën. Mund të dëmtojë biodiversitetin.

Nuk them kurrë unë për çfarë del në protestë kushdo që ka një hall, një shqetësim, një padrejtësi për të kundërshtuar apo që ka një shpresë për të ushqyer.

Nuk them sepse e di qe ata njerëz nuk i bashkon etja për pushtet. Nuk i bashkon dëshira për karrige o rash e vdiqa. Nuk i bashkon urrejtja që hajde ta kthejmë përmbys gjithçka. I bashkon shqetësimi.

Dhe pikërisht pse i respektoj arsyet e tyre, unë nuk i shoh dot të merren peng nga korbat e shpifjes, nga sorrat e manipulimit dhe nga parti e partiçka që nuk kanë asnjë projekt për Shqipërinë, por kanë vetëm ngulmimin për të rrëzuar gjithçka. Me shpifje, me sharje, me kërcënime, me forcë e ku të munden edhe me dhunë duke shfrytëzuar shpejtësinë çmendurake të algoritmit.

Shpifjet nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë, përveç mureve të dasisë dhe mosbesimit mes njerëzve dhe në këtë vend patjetër që mund të gjesh jo një, jo njëqind, por një mijë arsye për të protestuar. Është normale në çdo vend, është normale në çdo vend.

Historia na e ka mësuar se sa më shumë përparon një shoqëri, aq më pak ajo i toleron problemet që kërkojnë zgjidhe dhe kjo është shenjë lirie reale dhe demokracie të gjallë.

Problemi nuk është ushtrimi i lirisë së protestës. Nuk është as gjallërimi demokratik i shoqërisë përmes protestës. Problemi është kur protesta ushqehet me shpifje, me dezinformim dhe me manipulim dhe kur kthehet në një mjet për ta kthyer vendin mbrapa. Prandaj problemi nuk janë flamingot. Problemi janë sorrat dhe korbat!

JU REKOMANDOJMË

Fifi publikon foto me bikini

Fifi publikon foto me bikini
07/07/2026 - 19:47

Këngëtarja e njohur Fifi po shijon pushimet verore dhe nuk po i kursen postimet me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Artistja është shfaqur me bikini, duke vënë...

Më shumëDetails

Më në fund, Don Xhoni flet për raportin me Loredanën

Më në fund, Don Xhoni flet për raportin me Loredanën
07/07/2026 - 14:08

Javën që lamë pas, reperi i njohur Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes pas lançimit të albumit të tij më të ri të titulluar “100%”. Përpara...

Më shumëDetails

Lotina Haziri pozon para pasqyrës, ekspozon barkun e rrumbullakosur

Lotina dhe Mozziku më të dashuruar se kurrë, pozojnë të lumtur krah njëri-tjetrit
07/07/2026 - 11:25

Lotina Haziri, e dashura e reperit të njohur, Mozzik është në pritje të ëmbël. Ajo sonte ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi, ku ka ekspozuar edhe...

Më shumëDetails

Xhuli ndan momente të veçanta nga baby shower-i, dedikim prekës për nënën

Xhuli ndan momente të veçanta nga baby shower-i, dedikim prekës për nënën
06/07/2026 - 15:56

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga baby shower-i i saj, ku në qendër të vëmendjes ishte edhe nëna e...

Më shumëDetails

Luks i madh/ Çanta e bashkëshortes së Bleros kushton sa një veturë e përdorur

Blero bëhet baba për herën e dytë, bashkëshortja publikon foto
06/07/2026 - 12:29

Bashkëshortja e këngëtarit Blero ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një çantë luksoze të markës YSL (Saint Laurent), e...

Më shumëDetails

“Na hodhën bombën, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi me rrëfimin e padëgjuar

“Na hodhën bombën, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi me rrëfimin e padëgjuar
06/07/2026 - 11:43

Artisti Bardhi në një nga intervistat më personale të tij, ka rrëfyer episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën. Mes emocioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë