
Kryeministri i Kosovës e ai i Shqipërisë po mbajnë konferencë për media, pos mbledhjes mes dy qeverive e nënshkrimit të 19 marrëveshjeve mes dy shteteve.
Në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama është pyetur për disa spekulime se po mundohet ta rrëzojë Qeverinë e udhëhequr nga Kurti.
Rama ka kundërshtuar ashpër këto spekulime.
Ai ka thënë se vetëm Albin Kurti mund ta rrëzojë Kurtin.
“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet, s’ka kush e rrëzon”, tha Rama.











