Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të martën mbrëma se Serbia e ka humbur luftën ndaj Kosovës në vitin 1999.
Prandaj, ai u shpreh se Serbia nuk ka se çfarë i bën Kosovës, jo pse kryeministër është Albin Kurti, por se aty qëndrojnë ShBA-të.
“Serbia e ka humbur luftën në vitin 1999. Dhe, Serbia qysh nga viti 1999 nuk është më kërcënim për Kosovën, s’ka cka i bën fare, jo se është Albin Kurti aty, apo cilido qoftë aty. Sepse, aty është Amerika, është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal me Qeverinë e Kosovës. Atëherë, për çka duhet kjo histori konfrontimi permanent? Sepse duhet për politikë të brendshme”, tha ai para gazetarëve.
“Serbia duhet ta njohë Kosovën. Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet që ka bërë në Kosovë. Ndryshimi është se Albini i do këto në fillim, unë them që në fund”, tha ai.













