Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Prishtina po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare 2030, duke publikuar disa fotografi.
Ai ka bërë me dije se nënkryetari, Alban Zogaj bashkë me drejtorin e Sportit, Bardh Krasniqi, kanë vizituar disa fusha në Zvicër për të parë shembullin për krijimin dhe mirëmbajtjen e fushave në kryeqytet.
Shkrimi i tij:
Prishtina po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj bashkë me drejtorin e sportit, Bardh Krasniqi kanë vizituar fusha të ndryshme të sportit në Zvicër për të marr nga atje shembullin që do ndjekim për krijimin e mirëmbajtjen e fushave, sallave të sportit në kryeqytet.
Prishtina do të shkëlqejë në organizim e mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030!












