Analisti Sadri Ramabaja përmes një reagimi në Facebook ka sulmuar ashpër gazetarin Baton Haxhiu pas paraqitjes së këtij të fundit në emisionin “Pressing” në T7.
Sipas analistit Ramabaja, Haxhiu ka “aktruar” në Pressing. Ai tha se aktrimi mori një theks të veçantë sidomos kur Baton Haxhiu ka folur për “hallet” në të cilin ndodhet ai dhe qendra pas tij.
Më tej, ai akuzoi z. Haxhiu se ka fryrë rëndë disa gjenerata, madje duke kaluar edhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.










