Analisti i afërt me VV-në, Sadri Ramabaja ka kritikuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas refuzimit të ftesës së Albin Kurtit për krijimin e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në vend të kësaj, LDK propozoi formimin e një qeverie tranzicioni me pjesëmarrjen e të gjitha partive shqiptare në Kuvend deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Në Debat Plus, Ramabaja e konsideroi këtë propozim si joreal dhe një dëshmi se LDK nuk është në gjendje të veprojë si subjekt politik i pavarur.
“LDK dëshmoi edhe një herë, praktikisht ajo nuk mundet me qenë e pavarur dhe nuk mund të vendos si e pavarur. Si një lloj sinjalizimi, përgjigja e LDK-së nuk kishte të bënte me realitetin politik, sepse të kërkosh në kushte pothuajse normale politike, një qeveri trancizoni, të cilat ndodhin pas luftërave, pas përmbysjeve revolucionare… PDK-ja po insiston të krijohet qeveri e opozitës, oshë e drejtë e saj, edhe mendoj që është qëndrimi më korrekt dhe më i duhur aktual”, ka thënë Ramabaja.