Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ngriti alarmin për atë që ai e cilëson si një dështim të rëndë institucional që çoi në kolapsin e fundit energjetik në vend.
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, lidhur me situatën energjetike në vend, ka thënë se ‘‘kolapsi Energjetik të trajtohet si Sabotim ndaj shtetit’’.
Ramadani ka shkruar edhe se sipas bindjes së tij ‘‘ka elemente të dukshme për t’i trajtuar përgjegjësit në Qeveri dhe në KEK përmes dyshimit të veprës penale të Sabotimit’’.
‘‘Shteti, siguria kombëtare dhe Rendi Kushtetues janë cenuar për shkak të sabotimit të punëve dhe veprimeve që është dashur t’i ndërmerr Qeveria dhe menaxhmenti i KEK-it’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Kolapsi Energjetik të trajtohet si Sabotim ndaj shtetit
Ka elemente të dukshme, në bindjen time, për t’i trajtuar përgjegjësit në Qeveri dhe në KEK përmes dyshimit të veprës penale të Sabotimit.
Si çështje konkrete:
Pse nuk janë ndërruar tubat e kazanave (ekonomizerët) kur është dashur, duke qenë saktësisht të vetëdijshëm për dëmin që e shkakton mosndërrimi i tyre?!
Kush nga Qeveria e KEK-u dhe pse vendosën që të mos ndrrohen tubat e kazanave për 4 vjet me radhë?
Shteti, siguria kombëtare dhe Rendi Kushtetues janë cenuar për shkak të sabotimit të punëve dhe veprimeve që është dashur t’i ndërmerr Qeveria dhe menaxhmenti i KEK-it.
Shteti Ligjor duhet të veprojë.
Këtu ka dyshime për Sabotim, gjë që është e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.