Në një reagim në Facebook, Ramadani ka thënë se mungesa e 61 votave është arsyeja e vërtetë pse VV nuk po propozon kandidat për këtë pozitë.
“VV nuk i ka 61 vota për Kryetar Kuvendi. Kjo duket që është arsyeja e vërtetë pse po e saboton shtetin dhe nuk po propozon kandidat. Rrezikon ta shkelë Kushtetutën veç mos të merret vesh nga populli se nuk i ka 61 deputetë. Arsyet tjera i kanë veç kamuflim”, ka shkruar Ramadani.
Sipas deputetit të Aleancës, arsyetimet e tjera të paraqitura nga VV për mosvazhdimin e procesit janë vetëm mënyrë për të fshehur mungesën e shumicës së nevojshme parlamentare.












