Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i BE’së thotë se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë në rastin e Banjskës

30/10/2024 - 17:23
në Lajme
A A
Raporti i BE’së thotë se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë në rastin e Banjskës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kapitullin e 24’të të Raportit të Progresit flitet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, ku thuhet se Kosova ka bërë pak progres.

Ky raport vlerëson reagimin e Policisë së Kosovës në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë vitin e kaluar, duke thënë se Policia ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit.

“Reagimi ndaj sulmit të shtatorit 2023 në Banjska ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit të Policisë së Kosovë. Policia e Kosovës ka rekrutuar dy gjenerata të reja të oficerëve serbë të Kosovës, Prokuroria Speciale ka rekrutuar nëntë prokurorë speciale shtesë. Numri i aktakuzave në rastet e krimit të organizuar është rritur në vazhdimësi. Ligji i ri për Prokurorinë Speciale bën të mundur ngritjen e ekipeve hetimore multidisiplinare në rastet komplekse dhe ofron një bazë ligjore për njësinë e Hetimit Special të policisë për të trajtuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Kosova miratoi një strategji të re për drogën; u bë funksional Observatori Kombëtar i Drogës. Kosova përmirësoi qeverisjen e migracionit dhe zhvilloi një fushatë informuese për udhëtimin pa viza në BE, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2024. Gjithashtu, Kosova miratoi një ligj të ri për Agjencinë e Regjistrimit Civil. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme.”

Më tutje thuhet se Kosova duhet të ndryshojë ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për ta harmonizuar me direktivat përkatëse të BE’së dhe të rritet numri i dënimeve për personat që merren me pastrim parash.

“Në vitin e ardhshëm, Kosova duhet në veçanti: → të ndryshojë Ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për ta harmonizuar atë plotësisht me direktivat përkatëse të BE-së; dhe të rritet numri i dënimeve për pastrim parash; të ngrihet një qendër kombëtare për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm; → të vazhdojë zbatimin e Planit të Veprimit të BE-së për migracionin në Ballkanin Perëndimor; të zbatojë një sistem të integruar të menaxhimit të kufijve në përputhje me legjislacionin aktual dhe praktikat më të mira evropiane; të ndryshojë Ligjin për të huajt në përputhje me standardet e BE-së; dhe të harmonizojë në mënyrë progresive legjislacionin e tij me politikën e vizave të BE-së; → të mbajë fushatën e saj të komunikimit për të drejtat dhe detyrimet që lidhen me udhëtimin pa viza në BE, të përmirësojë kontrollet në nisje dhe të angazhohet me shtetet anëtare më të prekura të BE-së për të shmangur aplikimet e pafinancuara për azil.”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë