Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i Borrellit për Kosovën mund të përfshijë edhe mbylljen e bankave në veri

28/05/2024 - 14:39
në Lajme
A A
Raporti i Borrellit për Kosovën mund të përfshijë edhe mbylljen e bankave në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke e finalizuar raportin rreth hapave që ka marrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të bllokut evropian, dhe se aty do të përfshihen edhe operacionet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës.

Më 20 maj, autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që ka rezultuar me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si masë për vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, janë konfiskuar prova të ndryshme, përfshirë para.

Vendet anëtare të BE-së, kanë kërkuar javë më parë që Borell të përpilojë sa më shpejt një raport, për të kuptuar se çfarë ka bërë Kosova drejt përmbushjes së kushteve për t’ia hequr masat e vendosura.

Shumica e vendeve anëtare kanë propozuar që masat të hiqen tërësisht, ndërsa disa shtete që të hiqen gradualisht.

Por, para se të marrin vendim, ato kanë kërkuar edhe vlerësimin e Borrellit.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burimet diplomatike se për shkak të zhvillimeve rreth mbylljes së objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, është kërkuar që këto veprime të merren parasysh në raportin e Borrellit.

Njëjtë ka thënë edhe Stano më 28 maj.

“Masat ishin vendosur si pasojë e veprimeve të pakoordinuara dhe të njëanshme të Kosovës, që sollën deri te përshkallëzimi i situatës. Masat ishin vendosur me qëllim që të motivohen autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim. Natyrisht, gjithçka që ka ndikim negativ në terren, dhe në përpjekjet për shtensionim, është duke u marrë parasysh dhe është duke u përfshirë në raport“, ka thënë ai.

Edhe Shtetet e Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian, kanë thënë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës kanë qenë të “njëanshme dhe të pakoordinuara”.

Në bazë të fjalorit që ka përdorur zëdhënësi i BE-së – duke paraqitur qëndrimin e Bashkimit Evropian – diplomatët vlerësojnë se tani do të jetë më vështirë që të propozohet heqja e masave ndaj Kosovës.

Megjithatë, disa vende anëtare janë ende në pritje të raportit.

Bashkimi Evropian ka vënë masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë, me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në maj të vitit të kaluar në veri të vendit.

Në atë kohë, serbët lokalë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në rritje e sipër të tensioneve, serbët lokalë janë konfrontuar me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë./rel

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Mbrojtjes i reagon Daut Haradinajt për pretendimin se FSK-së i ka humbur një dron
Lajme

FSK e konfirmon se një prej ushtarëve që shkoi për trajnim në ShBA e braktisi ushtrinë, nis procedura ligjore ndaj tij

14/07/2025 - 22:59
Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme
Lajme

Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme

14/07/2025 - 22:28
Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik
Kryesore

Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik

14/07/2025 - 22:07
Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet
Kryesore

Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet

14/07/2025 - 21:46
Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
Lajme

Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik

14/07/2025 - 21:32
Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”
Kryesore

Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”

14/07/2025 - 20:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kusari për Leonardin: Nuk njoh person që vrasjen e motrës apo ndonjë tragjedi tjetër e ka menaxhuar më me njerzillëk se ai

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë