
Eurodeputeti dhe ish-shefi i Mbrojtjes së Estonisë, Riho Terras, nëpërmjet disa postimeve në median sociale Twitter, ka bërë me dije se zotëron një raport të inteligjencës ukrainase për situatën e krijuar.
Sipas këtij raporti, në “strofkën e presidentit rus, Vladimir Putin, e cila ndodhet në zonën e Urale-s, janë mbledhur të gjithë oligarkët rus”.
Kjo në mënyrë që asnjëri prej tyre të mos largohej.
“Putin është i tërbuar, mendoi se e gjithë lufta do të ishte e lehtë dhe gjithçka do të bëhej brenda 1-4 ditësh”, shkruhet aty.
Duke vijuar më tej, specifikohet se Rusia nuk kishte një plan taktik.
Lufta po i kushton rreth 20 miliardë dollarë në ditë.
Ajo ka raketa maksimumi për 3-4 ditë, që po i përdorin me masë.
“Atyre u mungojnë armët, uzinat Tula dhe 2 Rotenberg, të cilët nuk mund të përmbushin fizikisht porositë për armë. Pushkët dhe municionet janë më së shumti forca e tyre”, shkruhet në raportin e Inteligjencës ukrainase.
Pjesë e raportit
Armët e radhës ruse mund të prodhohen pas 3-4 muajve, nëse do të jetë e mundur.
Kjo pasi rusët tashmë nuk kanë lëndë të parë.
Më herët, para se lufta të niste, ajo furnizohej kryesisht nga Sllovenia, Finlanda dhe Gjermania.
Por kjo tashmë është ndërprerë.
“Nëse Ukraina arrin t’i mbajë rusët për 10 ditë, atëherë rusët do të duhet të hyjnë në negociata. Sepse nuk kanë para, armë apo burime. Megjithatë, ata janë indiferentë ndaj sanksioneve”, vijohet më tej.
Forcat speciale Afpha kanë qenë pranë Kievit që nga 18 shkurti. Qëllimi ishte të merrej Kievi dhe të instalohej një regjim kukull.
Çfarë po planifikohet?
Sipas raportit, këto forca po përgatisin provokime kundër civilëve të pafajshëm, grave dhe fëmijëve, për të nxitur panik. Kjo është mënyra e tyre.
I gjithë plani i Rusisë mbështetet në panik – që civilët dhe forcat e armatosura të dorëzohen dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të largohet.
Ata presin që, Kharkiv-i të dorëzohet i pari në mënyrë që qytetet e tjera të ndjekin shembullin për të shmangur gjakderdhjen.
Rusët janë të tronditur nga rezistenca e ashpër që kanë hasur.
“Ukrainasit duhet të shmangin panikun! Sulmet me raketa janë për frikësim, rusët i gjuajnë rastësisht për të goditur ‘aksidentalisht’ ndërtesat e banimit për ta bërë sulmin të duket më i madh se sa është në të vërtetë”, paralajmëron inteligjenca.
Sipas tyre, Ukraina duhet të qëndrojë e fortë dhe duhet ofruar ndihmë.










