Politikani serb Nikolla Sandulloviq, para disa dite u rrah brutalisht nga Shërbimi Sekret i Serbisë
(BIA).
Avokati, Çedomir Stojkoviq prezantoi të dhënat e dalura nga raporti mjekësor, ku thuhet se si pasojë e rrahjes i është thyer edhe brinja e shtatë.
Stojkoviq tha se për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore të Sandulloviqit ka qenë e pamundur transportimi drejt Beogradit.
Çedomir Stojkoviq, theksoi se raporti mjekësor që e ka publikuar është dashur të zhduket në spitalin e Burgut Qendror ku e kanë dërguar Nikolla Sanduliviqin së bashku me dokumentacionin mjekësor të spitalit civil (Qendra Klinike) që kishte me vete.
“Megjithatë, siç mund ta shihni: nuk është magji e Krishtlindjeve!”, tha avokati Stojkoviq.
📢 DOKAZI O PREBIJANJU SANDULOVUĆA U BIA:
Danas objavljujemo lekarski izveštaj Kliničko bolničkog centra Srbije u Beogradu u kom se konstatuje:
– da je Nikola Sandulović pretučen od strane nepoznatih osoba;
– da mu je od batina u BIA polomljeno sedmo rebro;
– da je njegovo… https://t.co/3Xu9FjI6J4 pic.twitter.com/sENc3dpl5R— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 7, 2024













