Një alarm për bombë është raportuar pasditen e kësaj të hëne në ambasadën e Serbisë në Tiranë, raporton gazeta Panorama.
Policia ka shkuar dhe po bën verifikimet, ndërkohe edhe njësia antieksploziv ndodhet në vendngjarje.
Zona është në një pozicion strategjik, ku ndodhet Gjykata Kushtetuese, Kryesia e Kuvendit dhe ambasada e Ukrainës.
Policia ka rrethuar zonën për të garantuar sigurinë e publikut dhe personelit të ambasadës, ndërsa njësitë e specializuara po kryejnë kontrolle të hollësishme.













