Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani.
Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani nga Podujeva.
“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.
Ndërkaq, mediumi lokal “Llapi.info”, raportoi se për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi.