Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq për zgjedhjet në Veri: Kryetarët të japin dorëheqje

02/08/2023 - 21:31
në Kryesore, Lajme
A A
Rashiq për zgjedhjet në Veri: Kryetarët të japin dorëheqje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, për zgjedhjet e reja në veri, qëndron më afër preferencës së Bashkimit Evropain se sa të kryeministrit Kurti. Opsionin e dorëheqjeve të kryetarëve aktualë në katër komunat veriore e konsideron si një veprim strategjik.Rashiq ka thënë se nuk ka interes të posaçëm nga ana e qytetarëve serbë për të marrë pjesë në peticionin për shkarkimin e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Tutje, ai ka thënë se kjo varet nga vullneti i Beogradit.“Sa e di unë nuk ka interes të posaçëm për këtë peticion në këtë moment tash, por kjo nuk do të thotë që kur të përgatitet ajo si peticion, ndoshta deri në atë kohë ndryshohet me dijeni të qytetarëve atje dhe ndoshta marrin pjesë në peticion. Tash për momentin, po ta kishim organizuar peticionin kish dështu, sepse është koha e pushimeve, vullneti nuk është në nivelin maksimal. Prandaj varet prej momentumit”, ka thënë ai.

“Fatkeqësisht varet nga një vullnet pozitiv ose të gatishmërisë nga ana e Beogradit që prapë nuk shkon gjithqysh në favor të, qoftë pajtimit mes popujve, qoftë në dizajnimin e politikës autoktone të serbëve të Kosovës. Andaj, fatkeqësisht procesi po komplikohet pa arsye dhe në këtë aspekt, unë absolutisht përkrah, siç ka thënë ministri Krasniqi sot që kjo vjen kur organizohet një udhëzim administrativ i tillë, kjo vjen pastaj për më shumë kohë. Por nga ana tjetër, momentumi tash për tash, nuk është i pjekur për një gjë të tillë, prandaj nuk mund të parashikoj se çfarë mund të ndodh për shembull nëse ndodh në fillim të shtatorit, në këtë moment nuk mund të vlerësoj se a do të marrin serbët pjesë a jo”, ka thënë Rashiq.“Gjithqysh kemi me pasë një nivel të interesimit që të marrin pjesë, nuk mund të them që do të jetë 100 për qind por me siguri që do të ketë organizata politike ose grupacione formale ose joformale që të marrin pjesë në zgjedhje sepse e dimë që në këtë moment janë krijuar disa kushte normale dhe kështu që në disa komuna do të ketë pjesëmarrje eventuale të serbëve. Por prapë, po ritheksoj, që në këtë moment, vullneti ose gatishmëria është e ulët, por kjo nuk do të thotë që do të kemi për një muaj një interes më të madh”, është shprehur Rashiq.

“Unë kisha konsideruar si një veprim strategjik nëse kryetarët mund të ofrojnë dorëheqje se atë opsion ne e kemi një iniciativë, ose më mirë të them, institucionet e Kosovës nëse e kemi për qëllim integrimin e serbëve në veri, po të kishin dhënë dorëheqje kryetarët, ne do të kishim pas iniciativë të dizajnimit të skenës politike në Veri”, tha ai për Express.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë