Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri ku një person ka mbetur i lënduar me thikë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rasti ka ndodhur pasi në një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje disa persona.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, kurse tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës ku më pas 2 janë liruar kurse njëri është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
Vushtrri 23.05.2023-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therrja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje.













