Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti i Arlinda Zekaj: Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit – ja çka thotë

14/11/2026 - 13:37
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti i Arlinda Zekaj: Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit – ja çka thotë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Pejës sot ka publikuar sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026.

Komuna thekson veprimet kryesore që sipas tyre janë ndërmarr nga QPS Pejë.

Në një komunikatë, QPS-ja ka bërë të ditur se gjatë trajtimit të rastit ka realizuar intervenime fillestare, vizita në terren, vlerësime socio-ekonomike dhe bashkëbisedime me prindërit e familjarët.

“Raporti i Inspektimit dokumenton një sërë veprimesh dhe intervenimesh profesionale të ndërmarra nga Qendra për Punë Sociale në Pejë gjatë trajtimit të rastit. Gjatë kësaj periudhe, punonjësit socialë dhe profesionistët përgjegjës kanë vepruar në kuadër të mandatit dhe kompetencave të tyre ligjore, duke u përballur me rrethana komplekse dhe tejet të ndjeshme familjare e sociale”, thuhet ndër të tjera në komunikatë, shkruan Reporteri.net.

Komunikata e plotë:

Sqarim për opinionin publik lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në PejëQendra për Punë Sociale në Pejë, pas pranimit dhe shqyrtimit të Raportit të Inspektimit të Jashtëzakonshëm të realizuar nga Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, në kuadër të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, lidhur me trajtimin e rastit të rëndë, që ka ndodhur në Komunën e Pejës, konsideron të nevojshme të informojë opinionin publik lidhur me angazhimin institucional, veprimet profesionale të ndërmarra dhe rekomandimet e evidentuara në këtë raport.

ANGAZHIMI DHE VEPRIMET PROFESIONALE TË QPS-SË:

Raporti i Inspektimit dokumenton një sërë veprimesh dhe intervenimesh profesionale të ndërmarra nga Qendra për Punë Sociale në Pejë gjatë trajtimit të rastit.

Gjatë kësaj periudhe, punonjësit socialë dhe profesionistët përgjegjës kanë vepruar në kuadër të mandatit dhe kompetencave të tyre ligjore, duke u përballur me rrethana komplekse dhe tejet të ndjeshme familjare e sociale.

Ndër veprimet kryesore të ndërmarra nga QPS Pejë veçojmë:

1.Intervenimin fillestar dhe kujdestarinë 24-orëshe:QPS Pejë ka reaguar ndaj kërkesës së Stacionit Policor në Pejë, duke angazhuar punonjësin social në kuadër të kujdestarisë 24-orëshe. Gjatë intervenimit fillestar është realizuar bashkëbisedimi me fëmijën, janë vlerësuar rrethanat familjare dhe është marrë parasysh mosha, pjekuria dhe vullneti i tij.

2.Vlerësimet profesionale dhe vizitat në terren:Gjatë menaxhimit të rastit janë realizuar vizita në terren në vendbanimet e palëve, vlerësime të gjendjes socio-ekonomike, bashkëbisedime me prindërit dhe familjarët, si dhe mbledhja e informacioneve relevante për rrethanat familjare dhe mirëqenien e fëmijës.

3.Bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe shëndetësore:QPS ka kërkuar dhe siguruar raporte nga shkolla “The Cambridge School” dhe Qendra e Shëndetit Mendor në Pejë. Këto raporte kanë shërbyer, si bazë profesionale për vlerësimin e gjendjes emocionale dhe psikologjike të fëmijës dhe për përcaktimin e hapave të mëtejshëm.

4.Respektimin e interesit dhe vullnetit të fëmijës:Një aspekt me rëndësi të veçantë në trajtimin e rastit ka qenë respektimi i së drejtës së fëmijës për t’u dëgjuar dhe për të shprehur pikëpamjet e tij. QPS ka marrë parasysh vlerësimet e profesionistëve dhe gjendjen emocionale të fëmijës, duke rekomanduar përgatitje graduale psikologjike për proceset e mëtejshme familjare.

5.Përfaqësimin profesional në procedurat gjyqësore:QPS Pejë ka marrë pjesë në procedurat pranë Gjykatës Themelore në Pejë, ka dorëzuar raporte profesionale dhe ka paraqitur vlerësimet e Organit të Kujdestarisë lidhur me gjendjen dhe nevojat e fëmijës. Në këtë kuadër, është ofruar edhe propozimi profesional për vazhdimin e mbështetjes psikologjike dhe përgatitjen graduale të fëmijës, duke pasur parasysh interesin e tij më të mirë.

6.Reagimin emergjent pas ngjarjes tragjike të datës 25.10.2026:Veçanërisht i rëndësishëm është reagimi institucional i QPS-së pas ngjarjes tragjike, kur fëmija mbeti pa përkujdesje prindërore. QPS Pejë ka ndërmarrë veprime urgjente për sigurimin e mbrojtjes dhe përkujdesjes së fëmijës, duke kërkuar vendosjen e tij në një mjedis të sigurt, në bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse. Në kuadër të këtyre veprimeve është siguruar edhe caktimi i kujdestarit ligjor.

7.Vazhdimësinë e mbikëqyrjes dhe mbështetjes profesionale:Edhe pas vendosjes së fëmijës në një vend të sigurt, QPS ka vazhduar të përcjellë gjendjen shëndetësore, emocionale dhe psikologjike të tij, duke kërkuar raporte të rregullta nga strehimorja dhe duke bashkëpunuar me psikologët dhe profesionistët përgjegjës për planifikimin individual të kujdesit.

Këto veprime dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të profesionistëve të QPS-së në përmbushjen e përgjegjësive institucionale për mbrojtjen e fëmijës.GJETJET E INSPEKTORATIT DHE MASAT PËR PËRMIRËSIM:
Krahas evidentimit të veprimeve profesionale të ndërmarra, Raporti i Inspektimit identifikon edhe çështje, që kërkojnë përmirësim në aspektin administrativ, organizativ dhe procedural të funksionimit të Qendrës për Punë Sociale.

Ndër çështjet e evidentuara përfshihen:

Plotësimi dhe përdorimi i formularëve standardë për menaxhimin dhe dokumentimin e rasteve.Respektimi i afateve për dorëzimin e raporteve dhe dokumentacionit në institucionet gjyqësore.

Përmirësimi i mekanizmave të monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të rasteve.Forcimi i kapaciteteve profesionale dhe njerëzore në raport me numrin e rasteve dhe territorin, që mbulon QPS Pejë.

Qartësimi i kompetencave dhe përgjegjësive institucionale ndërmjet Qendrës për Punë Sociale dhe Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.Qendra për Punë Sociale në Pejë i trajton me seriozitet të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e Inspektoratit dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbatimin e tyre, me qëllim të avancimit të procedurave të punës, forcimit të kapaciteteve profesionale dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve sociale.

Këto gjetje dhe rekomandime do të trajtohen me seriozitetin e duhur, ndërsa do të ndërmerren të gjitha masat e propozuara, të cilat shërbejnë si bazë për avancimin e mëtejshëm të punës institucionale, përmirësimin e procedurave dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale.

QËNDRIMI DHE PËRKUSHTIMI INSTITUCIONAL:

Qendra për Punë Sociale në Pejë konsideron se vlerësimi i punës së institucionit dhe trajtimi i rekomandimeve të Inspektoratit duhet të bëhen në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dokumentacionin zyrtar dhe rrethanat konkrete të rastit.

Në këtë drejtim, është e rëndësishme, që raporti të trajtohet në tërësinë e tij, duke marrë parasysh, si veprimet profesionale të dokumentuara, ashtu edhe çështjet, që kërkojnë përmirësim institucional.

Qendra për Punë Sociale në Pejë mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj ligjor, në mbrojtjen e kategorive të cenueshme të shoqërisë dhe në ofrimin e shërbimeve profesionale, me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve dhe institucioneve kompetente.Profesionalizmi, përgjegjësia, ligjshmëria dhe interesi më i mirë i fëmijës mbeten parimet themelore të punës sonë institucionale.

JU REKOMANDOJMË

Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret
14/11/2026 - 12:38

Publicisti Veton Surroi ka përgenjështruar deklarimet e gazetarit Baton Haxhiu, i cili në një paraqitje televizive kishte thënë se fotografia e Josip Broz Tito ishte e vendosur në...

Më shumëDetails

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur
14/11/2026 - 12:17

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, të enjten e javës së ardhshme. Ata po kërkojnë paga më të dinjitetshme e...

Më shumëDetails

Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata
14/11/2026 - 11:52

Një rast skandaloz ka ndodhur të premten më 13 nëntor. Prokurori Blerim Igrishta, e ka ndaluar për 48 orë pronarin e një kafshe (lope) e cila kishte hyrë...

Më shumëDetails

Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë – deklarohet QKMF-ja

Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë – deklarohet QKMF-ja
14/11/2026 - 11:34

Një paciente ka ndërruar jetë pasi ka pësuar reaksion alergjik menjëherë pas fillimit të marrjes së infuzionit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nëna Terezë” në Klinë....

Më shumëDetails

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?
14/11/2026 - 11:07

Brenda pak vitesh, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të shndërrohen në kufij të Kosovës me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kjo perspektivë po bëhet më...

Më shumëDetails

Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka
14/11/2026 - 10:10

Një person i maskuar dyshohet se ka tentuar të grabisë një pikë karburanti në Prishtinë, duke kërcënuar 2 punëtorë me thikë. Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    394 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë