Vrasja e trefishtë e cila ndodhi të dielën në Gjilan, tronditi krejt Kosovën.
I plagosur në këtë akt makabër mbeti edhe 41 vjeçari Bujar Hoxha, i cili po trajtohet në Klinikën Abdominale të QKUK-së.
Lidhur me gjendjen e tij, detaje dha drejtori i kësaj klinike Enver Fekaj.
Fekaj tha për Klankosova.tv se gjendja e tij është stabile.
Ai theksoi se i plagosuri iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe po monitorohet nga mjekët.
“Ai ka pasur lëndime të vogla të kokës. Ka pasur gërvishje në duar dhe s’ka pasur nevojë për trajtim kirurgjik. Ndërkaq lëndimet në abdomen kanë qenë më serioze dhe është ndërhyrë kirurgjikisht. Pacienti është në gjendje të mirë, stabile, është i vetëdijshëm. Gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetën. Është nën percjellje dhe se besojmë që do të kalojë pa donjë komplikim”, tha Fekaj për Klankosova.tvv