Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-deputeti i VV’së, Humolli: VV ka humbur pikë tek qytetarët duke e vendosur partinë para shtetit

11/08/2025 - 14:29
në Lajme
A A
Humolli: Klasa jonë politike po bën veprime, e në fund po kërkon shpëtim, ku nuk ka mundësi me i shpëtu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fatmit Humolli në një deklaratë të fundit, ka theksuar se partia duhet të respektojë vendimet e Gjykatës dhe të mos veprojë me papërgjegjshmëri, duke vënë interesat e partisë përpara shtetit.

Sipas tij, VV ka humbur shumë mbështetje tek qytetarët për shkak të politikave që e kanë vendosur partinë para shtetit. Ai theksoi se, edhe pse VV ka qenë pjesë e qeverisë, ka mësuar se shteti funksionon pavarësisht ndryshimeve të politikës dhe grupeve që mundohen të paraqiten si viktima.

Ai nënvizon se “këto lojëra politike tashmë kanë kaluar në histori.”

“Vetëvendosje besoj se do të donte të ekzistonte si subjekt politik edhe në të ardhmen. Tani e ka kuptuar ose është duke e kuptuar se shteti ka mekanizma që nuk e lejojnë individin as partinë politike të sillet me papërgjegjshmëri të skajshme. VV ka humbur mjaftë pikë tek qytetarët duke e vendosur partinë para shtetit”, tha ai.

“Vendimet e Gjykatës besoj se do të respektohen dhe nuk do të bëhet asnjë përpjekje për të aktivizuar mekanizma të tjerë të drejtësisë. Këtë po e them për arsye se VV ka qenë në qeveri dhe e di se shteti funksionon pavarësisht tekeve, paqartësive të individëve, grupeve apo lojërave politike me të cilat këta mundohen të paraqiten si viktima, dhe kjo, besoj, ka kaluar në histori”, shtoi ai.

Ish-deputeti i VV-së është i bindur se vendimet e Gjykatës, si dhe ato që kanë të bëjnë me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duhet të respektohen. Ai gjithashtu ka shtuar se është e qartë për të gjithë se Kushtetuta e Kosovës është hartuar për të siguruar stabilitet dhe respektimin e rregullave të përcaktuara.

Ai tha se, “Një vendim i Gjykatës për propozimin e kryetarit të Kuvendit është i pranueshëm, ndërsa çdo përpjekje për të shmangur rregullat është e papranueshme.” Po ashtu, ai paralajmëroi se, nëse Vetëvendosje nuk e respekton këtë vendim, partia do të dëmtojë vetëm veten e saj, pasi dëmi për qytetarët tashmë ka ndodhur.

“Një vendim i Gjykatës për propozimin e kryetarit të Kuvendit është i pranueshëm, ndërsa vendimi tjetër për të zbatuar rregullat është i papranueshëm dhe kjo besoj se është e qartë për çdo individ, sepse ekspertët e kanë pasur të qartë kur kanë hartuar Kushtetutën.Pra, duhet të respektohet sepse është i njëjti institucion që ka marrë vendimin që Kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë, gjë të cilën VV e pranon. Nëse VV nuk e respekton vendimin e këtij institucioni, besoj se do të dëmtojë vetëm VV-në, sepse dëmi për qytetarët tashmë është bërë”, tha Humolli për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
13/08/2026 - 21:47

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në Shkup në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Hoxhaj ishte pjesë e panelit...

Më shumëDetails

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
13/08/2026 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë...

Më shumëDetails

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve
13/08/2026 - 20:31

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë.LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Mustafa ka kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë