Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagimet e Kurtit dhe Ramës për verdiktin e Hagës, BE: Të respektohen vendimet, palët kanë të drejtë apeli

18/09/2026 - 17:38
në Pa kategori
A A
BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”

European Union flags in front of the blurred European Parliament in Brussels, Belgium

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe atij të Shqipërisë, Edi Ramës, në lidhje me reagimet e tyre për dënimin ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kreu i qeverisë kosovare e cilësoi vendimin si padrejtësi, ndërsa Rama si “marre”.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se Dhomat e Specializuara japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura.

“Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje”, tha Wigand.

Po ashtu, ai u shpreh se mbetet thelbësore të promovohet një mjedis i lirë nga frika dhe hakmarrjet si dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët.

Ndërsa, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Guillaume Mercier, iu referua fjalëve të Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se aktgjykimet e Dhomave të Specializuara duhen të respektohen dhe se personat e dënuar kanë të drejtë t’i apelojnë ato aktgjykime.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i tejkalojnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt Bashkimit Evropian”, tha a,

Më 16 shtator, Gjykata Speciale ka marrë vendim të shkallës së parë që Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi të dënohen me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

JU REKOMANDOJMË

Dëshmitarë të Speciales fituan azil jashtë Kosovës

Dëshmitarë të Speciales fituan azil jashtë Kosovës
18/09/2026 - 11:36

Në total, në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për Prokurorinë kanë dëshmuar 257 dëshmitarë, 125 prej të cilëve në Gjykatë – e...

Më shumëDetails

E njëjta kravatë, dy momente historike: Thaçi në ditën e pavarësisë dhe 18 vjet më vonë në ditën e dënimit

E njëjta kravatë, dy momente historike: Thaçi në ditën e pavarësisë dhe 18 vjet më vonë në ditën e dënimit
18/09/2026 - 10:33

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 16 shtator u paraqit në seancën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë me të njëjtën kravatë që kishte vendosur më...

Më shumëDetails

“Qe ku është hajni, mashtruesi”, Hysni Gucati e politizion protestën duke hedhur akuza ndaj Kurtit

“Qe ku është hajni, mashtruesi”, Hysni Gucati e politizion protestën duke hedhur akuza ndaj Kurtit
17/09/2026 - 17:18

OVL UÇK ka bërë prezantimin e një platforme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Para nisjes së konfernecës, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati shihej duke bashkbiseduar me disa...

Më shumëDetails

Bushati i reagon Bildt: S’duhet barazuar ata që luftuan për çlirim me shtetin që luftoi kundër një popullsie

17/09/2026 - 12:09

Ish-ministrin e Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, duke thënë se, nuk duhet të ketë asnjë përpjekje për...

Më shumëDetails

PDK mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar pas vendimit në Hagë

Reagon PDK-ja: Beteja për drejtësi vazhdon deri në fund
17/09/2026 - 09:57

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sot në selinë qendrore të partisë. Mbledhja pritet të nisë nga ora 11:00. Takimi vjen...

Më shumëDetails

Arben Ndreka, bosi i “Lufrës” hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit përmes ndërtimit?

Arben Ndreka, bosi i “Lufrës” hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit përmes ndërtimit?
14/09/2026 - 20:05

Bosi i markës së mashtrimit me qumështin Lufra, Arben Ndreka, ka hapur një kartel kompanish dhe fondacionesh, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të mundshme pastrimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    259 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë