Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon EURONDËRTIMI, kompania së cilës iu dogj ekskavatori në Mitrovicë: Ky akt vjen në një periudhë kritike kur kompania në bazë të kontratave zyrtare po realizon procesin vital të rrënimeve pa leje në Mitrovicë

26/01/2026 - 10:44
në Kryesore, Lajme
A A
Reagon EURONDËRTIMI, kompania së cilës iu dogj ekskavatori në Mitrovicë: Ky akt vjen në një periudhë kritike kur kompania në bazë të kontratave zyrtare po realizon procesin vital të rrënimeve pa leje në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Persona të panjohur i kanë vënë flakën një ekskavatori të kompanisë Eurondërtimi SH.P.K në Mitrovicë gjatë orëve të natës, kompanisë që po realizon rrënimet pa leje në këtë komunë në bazë të kontratave zyrtare me institucionet shtetërore.

Pas këtij akti të rëndë ka reaguar vet kompania Eurondërtimi SHPK përmes një komunikate, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kompania ka thënë se është djegur njëri nga ekskavatorë kyç të saj përmes një akti të rëndë kriminal, drejtuar ndaj pronës dhe makinerisë së tyre operacionale.

“Ky veprim i kalkuluar vjen në një periudhë kritike kur kompania jonë, në bazë të kontratave zyrtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet komunale, po realizon procesin vital të rrënimit të objekteve pa leje në Mitrovicë, një proces i domosdoshëm për rivendosjen e ligjshmërisë dhe rregullit urbanistik.” – thuhet në reagim.

Kompania këtë akt e ka cilësuar si sfidë të drejtpërdrejtë dhe të rëndë ndaj autoritetit të shtetit dhe rendit juridik në Republikën e Kosovës.

EURONDERTIM SH.P.K. ka thënë se mbetete e palëkundur në angazhimin e saj profesional.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË ZYRTARE MBI AKTIN KRIMINAL TË ZJARRVËNIES NDAJ ASETEVE TË KOMPANISË

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe institucioneve,
Me përgjegjësi të plotë profesionale dhe qytetare, kompania EURONDERTIM SH.P.K. njofton opinionin publik mbi një akt të rëndë kriminal të ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, i drejtuar ndaj pronës dhe makinerisë sonë operacionale.

Persona të panjohur, përmes metodave subversive, i kanë vënë flakën qëllimisht njërit prej ekskavatorëve kyç të kompanisë sonë. Ky veprim i kalkuluar vjen në një periudhë kritike kur kompania jonë, në bazë të kontratave zyrtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet komunale, po realizon procesin vital të rrënimit të objekteve pa leje në Mitrovicë, një proces i domosdoshëm për rivendosjen e ligjshmërisë dhe rregullit urbanistik.

Sot, vendin e ngjarjes e inspektoi Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Faton Peci.
E vlerësojmë lart mbështetjen institucionale dhe dënimin e qartë që i është bërë këtij akti nga nivelet më të larta drejtuese.

Lidhur me autorët e këtij akti dhe pasojat ligjore:

Ky sulm nuk është thjesht një dëmtim material ndaj një subjekti privat. Duke marrë parasysh kontekstin e punës sonë aktuale, ky akt përbën një sfidë të drejtpërdrejtë dhe të rëndë ndaj autoritetit të shtetit dhe rendit juridik në Republikën e Kosovës. Sulmi ndaj operatorëve ekonomikë që zbatojnë vendimet e institucioneve shtetërore trajtohet me seriozitetin maksimal nga organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës dhe njësitet e specializuara hetimore tashmë kanë mbledhur provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe po analizojnë çdo detaj me kapacitet të plotë. Rrethi i hetimeve është zgjeruar dhe intensifikuar.

Ata individë apo grupe kriminale që qëndrojnë pas këtij akti duhet të jenë të vetëdijshëm për gravitetin e situatës në të cilën ndodhen. Identifikimi i tyre është vetëm çështje kohe. Përballja me forcën e plotë të ligjit dhe institucioneve të sigurisë do të jetë e pashmangshme dhe e pakompromis, duke mbartur sanksionet maksimale që parashikon Kodi Penal për vepra të tilla të rënda kundër rendit dhe sigurisë publike.
Asnjë akt burracak i kryer në errësirë nuk do të mbetet pa u ndriçuar nga drejtësia.

EURONDERTIM SH.P.K. mbetet e palëkundur në angazhimin e saj profesional. Ne do të vazhdojmë të përmbushim me përpikëri çdo obligim kontraktual dhe ligjor që kemi ndaj qytetit dhe institucioneve, duke u besuar plotësisht organeve kompetente për garantimin e sigurisë.
Me respekt,
Euro Ndertim SHPK

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale
22/05/2026 - 19:10

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në EURO n’T7 ka thënë se nuk ka asnjë strategji kombëtare për zhvillim ekonomik lokal. Përkundrazi, sipas tij,...

Më shumëDetails

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj
22/05/2026 - 19:03

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita, me lot në sy ka folur për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së. Ajo, nga përvoja e saj, ka thënë “se procesi...

Më shumëDetails

Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi

Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi
22/05/2026 - 18:45

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga koordinatori për zhvillim i...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë
22/05/2026 - 18:17

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka takuar disa nga të burgosurit politik, sakrificën e të cilëve e ka voerëduar lartë duke dhënë se ajo qëndron në...

Më shumëDetails

Viktor Buzhala për shtesat e qeverisë: Përpara 100-shet i keni pa veç në televizor

Viktor Buzhala për shtesat e qeverisë: Përpara 100-shet i keni pa veç në televizor
22/05/2026 - 18:02

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Viktor Buzhala, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 78, ka komentuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen...

Më shumëDetails

Oda Amerikane kritikon masat financiare të qeverisë në detyrë: Nuk sjellin zhvillim afatgjatë

Oda Amerikane kritikon masat financiare të qeverisë në detyrë: Nuk sjellin zhvillim afatgjatë
22/05/2026 - 17:26

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e masave të njëhershme financiare nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se ato nuk ofrojnë zgjidhje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë