Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Gërvalla pas akuzave të PDK’së: Jo 1.1 milion po as edhe një cent

01/06/2022 - 16:34
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla paralajmëron kthimin në Kosovë të këtyre diplomatëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar sot të njejtën dhe Ministrin Fitim Damka për keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

Gërvalla ka bërë një postim të shkurt në profilin e saj në Facebook, duke thënë se s’ka keqpërdorur as edhe 1 cent.

“Jo 1.1 milion Euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar Gërvalla.

Ndryshe, deputetja Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një Konference për Media kanë denoncuar sot keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, ku të përfshirë janë dy Ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi ka thënë se dyshimet rreth kësaj marrëveshje janë edhe të karakterit institucional, edhe të karakterit financiar, rreth asaj se për çfarë janë shpenzuar ato mjete.

“Memorandumi është nënshkruar më datë 16 gusht 2021, nga ana e Ministrit Fikrim Damka dhe përfaqësuesve të Caritas-it Zviceran (CACH), ku statusi ligjor i këtij të fundit, është Organizatë Joqeveritare (OJQ), e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, e mbi të gjitha, të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një Organizatë Joqeveritare, pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar një gjë e tillë kritereve për çfarë shteti ka shpallur si interes me atë shpallje.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Më tej, deputetja e PDK-së ka thënë se ky “Memorandum Bashkëpunimi”, nga dy ministrat e qeverisë Kurti është iniciuar dhe trajtuar sipas Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, me qëllimin që të trajtohet si “Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërinstitucional”.

Sipas saj, Marrëveshje të tilla mund të lidhin ministritë vetëm me shtetet e huaja ose organizatat ndërkombëtare dhe vetëm nëse marrëveshjet e tilla nuk përmbajnë obligime të detyrueshme për Qeverinë.

“Por pikërisht mbi këtë bazë, Znj. Donika Gërvalla – Schëarz, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më datë 06 gusht 2021, i ka nënshkruar letrën përmes së cilës ministrit z. Damka i’u ka dhënë pëlqimi për nënshkrimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit. Pra, ky Memorandum është nënshkruar në kundërshtim të plotë me ligjin, për dy arsye kryesore: Së pari, është nënshkruar me një OJQ që nuk është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare. Së dyti, e njëjta përmban obligime financiare mbi 1 milion euro për qeverinë nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës.”, ka thënë deputetja Ariana Musliu-Shoshi.

Më tej, ajo ka thënë se përveç që është në kundërshtim me ligjin, pasojat e saj janë konkrete sepse për zbatimin e tij, Ministri Damka, ka marr vendim për ndarjen e 347 mijë eurove nga kodi buxhetor i ministrisë, nga programi “Administrata Qendrore” në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere” për këtë memorandum, duke e bërë këtë gjë jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me ligjin për buxhetin dhe ligjin për menaxhimin e financave publike.

“Një shpenzim i tillë i buxhetit nuk është paraparë e as ndarë me ligjin për buxhetin për vitin 2022, dhe as nuk ka mundësi të realizohet nëse e tejkalon 5 % të buxhetit të ministrisë. Pra, jo vetëm që nuk ka pasur një vendim të qeverisë, por as edhe aprovim paraprak të ministrit të financave. Mbi këtë bazë, dyshimet tona të bazuara dhe të argumentuara, na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me një aferë të kundërligjshme, që nga procedura e ndjekur me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi, e deri tek keqpërdorimi financiar i buxhetit të taksapaguesve të Kosovës. Të dy këta ministra, këtë gjë e kanë bërë me paramendim dhe në bashkëveprim.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Ndërkaq, avokati Faton Fetahu, argumentoi se pretendimet për paligjshmërinë e kësaj marrëveshje mbështeten në katër pikvështrime ligjore.

“E para, kjo marrëveshje është në kundërshtim me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. E dyta, është në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjsitë. E treta, është në kundërshtim me ligjin për ndarjet buxhetore dhe e katërta, me legjislacionin e menaxhimit dhe shpenzimit të subvencioneve qeveritare.”, ka thënë avokati Fetahu.

Për të gjitha këto katër pikëvështrime ligjore, avokati Fetahu ka dhënë shpejgime të detajuara se ku qëndron paligjshmëria e këtij memorandumi.

Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve të hetuesisë që të merren urgjentisht me hetimin e këtij rasti, raporton Gazeta Express.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë