Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon ish-drejtori i KMDK-së: U shkarkova vetëm pse jam vëllai i Bekim Haxhiut

17/06/2023 - 13:56
në Lajme
A A
Reagon ish-drejtori i KMDK-së: U shkarkova vetëm pse jam vëllai i Bekim Haxhiut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës para tri ditësh ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

Lidhur me vendimin e Qeverisë ka reaguar drejtori i shkarkuar i kësaj ndërmarrje, Abdullah Haxhiu.

Përmes një reagimi publik drejtuar mediave, ish drejtori ka thënë se shkarkimi i tij ka të bëjë me çështje politike, pasi që ai është vëllai i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Skenari i vendosjes se Bordit të “dhunshëm” është bërë me të vetmin qëllim, për të zbatuar urdhrat e Qeverisë Kurti për shkarkimin tim, e që është puro politik dhe hakmarrës, pasi qe unë jam vëllai i deputetit Bekim Haxhiu, dhe Qeveria Kurti dëshiron të hakmerret ndaj meje”, thotë mes tjerash ai.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka mundur të gjejë asnjë shkelje ligjore, gjatë kohës sa ai ka qenë në krye të kësaj ndërmarrje.

“Për dy vite e gjysmë Qeveria Kurti, nuk ka arritur të gjejë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim në KMDK, përkundrazi KMDK ka arritur sukses të jashtëzakonshme, nga një kompani në kolaps, që ishte buzë falimentimit, gjatë udhëheqjes time kam arritur që ta kthej këtë Ndërmarrjes Publike, me menaxhimin më të mirë të mundshëm, me bilanc afarist pozitiv dhe me performancë të shkëlqyeshme, ku në 4-5 vitet e fundit kemi raporte të Zyrës Kombëtare”.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Bordi i Përkohshëm i “dhunshëm” i Qeverisë Kurti,( të emruar në natën e vonshme të arrestimit të tre policëve të Kosovë) zbaton urdhrin për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekyekutiv në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive e Mbeturinave në Kosovë (KMDK ) SH.A.

Qeveria me datë 14.06.2023 ka shkarkuar Bordin e Rregullt të KMDK-së, të cilin vetë e kishe emëruar po me 14 Shtator 2022.

Qeveria ka kamufluar arsyetimin e shkarkimit, apo disa dhanë dorëheqje duke mos e përballuar arsyen e vërtet, për faktin se nuk kishin zbatuar urdhrat politik të Albin Kurtit, Ministres Artane Rizanolli dhe zv. Ministrit Getoar Mjeku për shkarkimin tim me çdo kusht arsye pa arsye është e kanë pasur urdhër me më shkarkuar.

Për të zbatuar urdhrin për shkarkimin tim Qeveria Kurti emëroi kryesues të Bordit të Përkohshëm “dhunshëm” Izja Mjekun, kushëririn e zëvendës Ministri Getoar Mjeku.

Izja Mjekun bashkë me anëtarët tjerë Arlinda Nallbani, Besnik Aliu dhe Valbona Fzliu – Xheladini ende pa e bërë mbledhjen e parë konstituive të Bordit, pa caktuar Rend Dite për vlerësimin e punës së Kryeshefit zbatojnë urdhrat politik për shkarkimin tim.

Për dy vite e gjysmë Qeveria Kurti, nuk ka arritur të gjejë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim në KMDK, përkundrazi KMDK ka arritur sukses të jashtëzakonshme, nga një kompani në kolaps, që ishte buzë falimentimit, gjatë udhëheqjes time kam arritur që ta kthej këtë Ndërmarrjes Publike, me menaxhimin më të mirë të mundshëm, me bilanc afarist pozitiv dhe me përformancë të shkëlqyeshme, ku në 4-5 vitet e fundit kemi raporte të Zyrës Kombëtare të Auditorit të Pavarur dhe Auditorëve të Jashtëm pa të gjetura me Opinion të Pamodifikuar.

Me këtë shkarkimi me masa të “dhunshme” nga Qeveria Kurti, më është bërë nder, pasi që Bordi i Drejtorëve (B&D) i Rregullt të zgjedhur me konkurse publike nuk kishte zbatuar urdhërat politik edhe pse ishin kërcënuar me shkarkim në zyre nga ministrja Artane Rizvanolli.

Për mediat dhe opinionin publik, ndjejë obligim moral dhe profesional, që të njoftojë për çështjet kyçe të aktiviteti tim në menaxhimin e KMDK SH.A, për afër 12 vite, që nga marrja e detyrës me 16 Nëntor 2011 dhe faktet pse u dashtë të emërohet një bord i dhunshëm për shkarkimin tim, me aq nxitim në një ditë jo të mirë të Kosovës (arrestimi i policëve).

Me rastin e marrjes së detyrës, kompaninë e kam gjetur me shumë probleme financiare dhe operative. Deri në momentin kur e kam marrë unë detyrën, KMDK SH.A. në vazhdimësi ka afaruar me humbje, ku kulmi i humbjeve ka arrit në vitin 2011 me 960.00 mijë euro humbje, me një inkasim 62% të asaj që është faturuar dhe me krijim të shumë borxheve/obligimeve ndaj o.e.,ATK-s,etj.

Gjendja në të gjitha Deponitë Sanitare dhe Stacion Transferit ka qenë shumë e rënduar, që ditën e parë kur fillova punën, deponitë i gjeta duke u ndezur, tym e flakë, me hapësira të kufizuara të pranimit të mbeturinave, ujërat e zeza të pa kontrolluara, të cilat ishin shkarkuar jashtë trupit të deponive, pothuajse të gjitha makineritë ishin jofunksionale, ku si pasojë kompania ishte në gjendje kolapsi.
Nga marrja e detyrës e deri më sot, nën menaxhimin tim dhe ekipit tim, janë arritur shumë rezultate në aspektin financiar, operativ dhe administrativ, nga një kompani që në vazhdimësi ka afaruar me humbje, për disa vite me radhë KMDK Sh.A. afaron me bilanc pozitiv, ku dividenten e kemi shpërndarë në investime, ka pasur vite që shkalla e inkasimit ka arritur deri në 100% nga shkallën e inkasimit

Në vitin 2011 humbja e vitit ka qenë mbi 960,000.00 euro, inkasomi 62%ndërsa këtë vit dhe ka disa vite me radhë ndërmarrja afaron me bilanc pozitiv me fitim, p.sh. fitimimi i vitit 2021 ka qenë 136,365.00 euro dhe në vitin 2022 fitimi neto në vlerë prej 11,978 euro, këtë vit për 5 muaj kemi bilanc pozitiv mbi 300. 000, 00 Euro.

Menaxhimi i mirë i KMDK-së dëshmohet edhe përmes Raporteve të ZKA të bëra nga Zyra Kombëtare e Auditimit për 5 vite me radhë, Opinion i pa Modifikuar, ndërsa vitit 2021 dhe 2022 ishin pa asnjë të gjetur.

Suksesi më i madh, më i rëndësishëm, jo vetëm i KMDK-s SH.A por besoj edhe i gjithë sektorit të mbeturinave komunale, është nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit me KfË, ku me datë 07.12.2022 isha një ndër akteret, personi më kontributdhënës. Isha i nderuar, të jam ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Granit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës – KfË-es dhe KMDK Sh.A., për fazën e parë të investimeve në vlerë 53.9 milionë euro, investime të cilat do të bëhen në deponitë ekzistuese që do të menaxhohen nga KMDK SH.A dhe Deponinë e Re për Regjionin e Prishtinës.

Tani ky projekt është në proces të përfundimit të procedurave administrative të Prokurimit Publik sipas rregullave të Kosovës dhe KfË-s, për kompanitë e parakualifikuar, për dy tenderët e Masave Zbatuese dhe Masave Shoqëruese, projekt i cili është në zhvillim.

Skenari i vendosjes se Bordit të “dhunshëm” është bërë me të vetmin qëllim, për të zbatuar urdhrat e Qeverisë Kurti për shkarkimin tim, e që është puro politik dhe hakmarrës, pasi qe unë jam vëllai i deputetit Bekim Haxhiu, dhe Qeveria Kurti dëshiron të hakmerrët ndaj meje.

Unë jam krenar që jam vëlla me deputetin Bekim Haxhiu, por është krenar edhe një shoqëri e tërë.

Për të gjitha sukseset e kompanisë i jam mirënjohës punëtorëve dhe ekipit tim Menaxheril të KMDK-së, që nuk kursyen asgjë për të rimëkëmbur kompaninë.

Skenar tjetër për shkarkimin tim është përpjekja e Qeverisë për të ju qasur fondeve-investimeve që do të bëhen me Marrëveshjen e Grantit me KfË ne vlerën afro 53. 9 milionë euro. Frikësohem se me këtë qasje dhe ndërhyrje të Qeverisë, mund të rrezikojnë projektin më të madh investues, donacion në sektorin e mbeturinave.

Për këto ndërhyrje të Qeverisë dhe vendimin e paligjshëm të Bordit të Përkohshëm të “dhunshëm” me veprimeve të ngjashme, si të regjimit të kaluar të okupatorit dhe regjimeve tjera, do t’i drejtohem organeve të drejtësisë, pasi që unë si luftëtarë i lirisë dhe ekonomist me përvojë të gjatë profesionale besoj në drejtësi, prandaj ndaj të gjithë atyre që janë involvuar dhe kanë ndikuar në këtë proces, do të ngrejë padi individuale dhe grupore.

Duke e përfunduar këtë reagim publik, për sukseset e arritura ndër vite, në rrugëtimin të përbashkët për afër 12 vite , me këtë rast dua të falënderojë:

1) I falënderoj dhe ju përkulëm të gjithë zyrtarëve/personelit administrativ dhe operativ të kompanisë, sidomos punëtorëve që janë të angazhuar në deponitë sanitare dhe stacionin e transferit, ju përkulem sepse janë duke kryer një punë fisnike në mbrojtjen e ambientit, gjegjësisht shëndetin e një shoqërie të tërë.

2) I falënderoj ekipin menaxherial të KMDK-së dhe ish Bordet e kompanisë,

3) I falënderoj zyrtarët e ministrive të linjës më të cilët kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonisht të mirë, sidomos NJPMNP.

4) I falënderoj për bashkëpunim të gjithë klientët e kompanisë, sidomos ata publik, konkretisht KRM-të,

5) Ndërsa një falënderim të veçantë,për të gjithë personelin dhe përfaqësuesit e GIZ-it, e sidomos të KFË-es për mbështetjen që i kanë dhënë dhe janë duke i dhënë KMDK-s.
>
P.S. Pozitat janë të përkohshme, ndërsa veprat mbesin të përhershme.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë