Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon ish-zyrtari i lartë i shkarkuar në MPJD: Do të takohemi përsëri kur ligji ta thotë fjalën e vet

08/03/2023 - 18:58
në Kryesore, Lajme
A A
Reagon ish-zyrtari i lartë i shkarkuar në MPJD: Do të takohemi përsëri kur ligji ta thotë fjalën e vet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtari i Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe në Departamentin për Evropë, BE dhe Rajon të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Petrit Hajdari është shkarkuar dje nga kjo pozitë.

Hajdari përmes një reagimi në rrjetin e tij social Facebook e ka akuzuar qeverinë për tendenca autoritare e kapëse.

Sipas tij, e gjitha kjo filloi në mars të vitit të kaluar kur në media qarkulloi emri i tij si ‘në listë për shkarkim. Ai tha se ata donin ta mbanin nën kontroll përmes shantazhit, frikës e kërcënimit për shkarkim.

Ai e theksoi se nuk ka qenë i emëruar politikisht, andaj për të ky shkarkim ishte një goditje befasuese.

Hajdari ka thënë se do t’i ndjekë rrugët ligjore, pasi sipas tij, shkarkimi ishte shkelje flagrante e ligjit.

Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Kapja në konkretizim e sipër

Kemi qenë vazhdimisht kritikë, ndonjëherë më ashpër se që do të donte opinioni publik, lidhur me tendencat autoritare e kapëse të Qeverisë. Megjithatë, ai vizion i kapjes e stagnimit, po merr jetë dalëngadalë, edhe atë me bekim nga lart.

Dje kam marrë vendimin e shkarkimit nga puna si Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe në Departamentn për Evropë, BE dhe Rajon të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Megjithatë, fati im nuk është më i rëndësishëm sesa fati i vendit. Po të besoja që kjo ishte në të mirë të vendit, unë s’do ta prisja shkarkimin fare sepse do të tërhiqesha, por bash secili detaj në karrierën time prej zyrtari e diplomati të karrierës, e tregon saktësisht të kundërtën.

Karriera ime 15 vjeçare nuk është aty për t’u përbuzur, por për të shërbyer. Kam pasur nderin e jetës që të shërbej si diplomat me gradën konsull në mandatin themelues të misionit konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë të Sllovenisë. Me nota të shkëlqyeshme të performancës, me punë e kontribut të palodhshëm, jam përpjekur t’i shërbej komunitetit dhe vendit e ta bëj punën time ashtuqë të isha aset e jo barrë për vendin tim.

Dhe kjo, përgjatë këtyre 15 vjetëve, ka qenë krejtësisht e vërtetë në sytë e të gjithë atyre që u kam shërbyer. Megjithatë, dje u godita. E hidhur, sepse edhe unë, edhe ata, e dijmë mirë që kjo është goditje politike.

Filloi në Mars të vitit të kaluar, kur emri im qarkulloi në media si “në listë për shkarkim”. Kësisoji, ata donin të më mbanin nën kontroll përmes shantazhit, frikës e kërcënimit për shkarkim. Kur kjo nuk funksionoi, ngaqë unë e vazhdova detyrën time duke qenë i përpiktë secilën ditë të punës, nxori kokën demoni pushtet dhe më shkarkoi.

Duke qenë diplomat i karrierës dhe jo i emëruar politikisht, kjo është një goditje befasuese. Ose, më saktësisht, do të ishte befasuese kudo tjetër përpos në Qeverinë e Donika Gërvallës Schëarz e Albin Kurtit. Këto shkarkime, të paraprira nga fushata të egra njollosjeje, janë metoda të përdorura nga një pushtet, fatkeqësisht mjaft i freskët në mendjen e shqiptarëve: ai i represionit të viteve 90.

Duke u bartur nga ZKM në MPJD, unë kam qenë në shërbim të vendit, i punësuar në mënyrë krejtësisht të rregullt prandaj shkarkimi im është shkelje flagrante e ligjit.

Këtë do ta vërtetoj, edhe nëse është gjëja e fundit që e bëj, duke ndjekur deri në fund rrugët ligjore. Padrejtësia do të zhbëhet patjetër, por fakti që kemi një pushtet të gatshëm të provojë të bëjë padrejtësi të tilla, është tregues mjaftueshëm shqetësues.

Ne do të takohemi përsëri kur ligji ta thotë fjalën e vet, ndërkaq ju do të takoheni prapë me qytetarin të cilit ia keni grabitur besimin me premtime të rreme për shtetin e së drejtës.

Forca qoftë me vendin tonë, Kosovën! Forca qoftë në anën e drejtësisë!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë