Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar pas publikimit të skandalit korrupitv, ku ky i fundit pretendohet se është i përfshirë.
Ai në Facebook ka shkruar se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimet e deritanishme. Sipas tij këto shpije po porositen nga siç shkruan ai “ata që janë stërpasuruar padrejtësisht”.
“Nuk ka asgjë të vërtetë te sulmet me shpifje, përveç faktit se shpifjet po porositen nga ata që janë stërpasuruar padrejtësisht. Nga ata që ne ua kemi ndalë hajninë. Pikërisht në kohën kur lëre që nuk ka keqpërdorime por edhe ku janë duke u luftuar e denoncuar cdo ditë keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur, sidomos në ministrinë Infrastrukturës, sot qenka publikuar një emision, ku për ironi lakohet emri im për kinse keqpërdorime”, shkruan ai.
Tutje ai ka shtuar se pastërtinë e tij do ta shpreh në dy mënyra. E para duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pasakta pretendimet e publikuara.
Kurse, si mënyrë të dytë ai ka ftuar institucionet e drejtësisë të hetojnë rastin e p;ublikuar në media.
Ai krejt në fund shkroi se do të bëjë padi për shpifje.
“Mbi këto shpifje dhe të pavërteta nga nesër do të merrem me përgatitjen e ankesës dhe padisë për shpifje”, përfundon postimi i tij
Ndryshe Gazeta Nacionale sot ka publikuar një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu.
Siç shkruan mediumi përmes përgjimeve që kanë publikuar bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Infratek” e në të cilin kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut.
Dhe, madje jo veç që kishte punuar por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.
Siç shkruan Nacionale emri i dajës së Florent Ramqaj është Halil Jahaj.
Kurse, shume e ryshfetit sipas mediumit është 30 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për 20 mijë euro që jepen një herë, e 10 mijë tjera më vonë.













