Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas pamjeve të sotme që ndodhën në qendrën e të moshuarve në Pejë, shkruan Veriu.info.
Kurti thotë se ajo çfarë panë sot ishte e tmerrshme dhe secili qytetar u shokua.
Reagimi i plotë:
”Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, shkruan Kurti.













